Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur paraditen e kësaj të enjteje drejt Moldavisë. Kuqezinjtë luajnë nesër në orën 18:00 kundër vendasve, për ndeshjen e parafundit në grupi E kualifikues të Euro 2024.
Një pikë do bënte që tanët të shkonin në fazën finale të “Gjermani 2024” edhe zyrtarisht, ndërsa djemtë e Sylvinhos do kërkojnë tri pikët, duke qenë skuadra e vetme që ka mundur moldavët këtë edicion.
Në Kishinau, Shqipëria do zhvillojë stërvitjen sot në 17:00 me orën shqiptare, teksa në 16:15 trajneri Sylvinho do dalë para medieve. “Shqiponjat” do kërkojnë të ngrihen në fluturim që në Moldavi, teksa mbrëmja e së premtes mund të jetë ditë feste për të gjithë shqiptarët.
Sa i takon formacionit, Sylvinho ka dilemë në mesin e fushës. Dëmtimi muskular i Asllanit mund të bëjë që Bare të marrë vendin e tij, teksa në mbrojtje rikthehet Ismajli. Duket se braziliani do i besojë sërish Seferit në krahun e majtë të sulmit, duke lënë në stol Uzunin.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Bare (Asllani), Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho