Reperi Arian Agushi, i njohur si Gold Ag është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Ermira ka sjellë jetë një djalë. Gold Ag ka postuar një foto me vogëlushin dhe ka zbuluar se i ka vendosur emrin Front. Çifti kanë dhe një tjetër djalë të quajtur Gueril.
ELHAMDULILAH
Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë. Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë.E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT. Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin. O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua. Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit