Anglia dhe Gjermania janë përballur 34 herë mes tyre në histori. “Pancerat” kanë fituar 15 herë, 14 suksese regjistron Anglia, ndërsa 5 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Por nëse ky bilanc i përgjithshëm duket i ekuilibruar, Gjermania i ka marrë thuajse gjithnjë më të mirën Anglisë në ndeshjet e turneve të rëndësishëm pas finales së Botërorit humbur në 1966. “Tre Luanët” festuan vetëm verën e shkuar kur i eliminuan në 1/8-at e Europianit në “Wembley” pas fitores 2-0