Me rastin e 28-29 Nëntorit, është zhvilluar në Liceun Artistik, edicioni i parë i ‘Festivalit të Shkollave Artistike’ nga i gjithë vendi.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në këtë aktivitet, ku theksoi mbështetjen për shkollat artistike.
“Fokusi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të jetë tek shkollat artistike, për t’i dhënë shkollave artistike një tjetër dimension, një tjetër vlerë. Sepse këtu janë talentet që do të ndrijnë skenat, jo vetëm shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare”,- tha Ministrja Manastirliu.
Nxënës nga 13 shkollat artistike në vend, kanë performuar me pjesë të ndryshme klasike në këtë aktivitet, i cili u mbajt tek Liceu Artistik në Tiranë, në kuadër të festave kombëtare. Kjo është një iniciativë e shkollave artistike, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...