• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore

11/28/2023
in Rajoni & Bota
Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Arsye e fluturimit është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, 2023. Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së.

Prej se shteti rus ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, shumica e vendeve në Evropë – përfshirë Bullgarinë – kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke shprehur solidaritet me Ukrainën.

Ndalesa vlen për të gjithë avionët me licencë të lëshuar nga Federata Ruse. Perëndimi ka sanksionuar po ashtu zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Lavrovin.

Në njoftimin e lëshuar për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë tha se ka dhënë leje për fluturimin e një njësie speciale të aviacionit rus – përmes hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë – për të transportuar një delegacion në një forum ndërkombëtar.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim. Sipas njoftimit, autorizimi për Lavrovin bie nën përjashtimin e regjimit të sanksioneve të BE-së kundër tij dhe “nuk vlen për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë gjithashtu të sanksionuar me ligjin aktual të BE-së”.

Më herët, Komisioni Evropian tha se Lavrov mund të udhëtojë në BE dhe në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se është i sanksionuar. Mbi 70 delegacione të vendeve anëtare dhe partnere të OSBE-së pritet të arrijnë në Shkup për takimin e kësaj jave.

Sipas Lavrovit, disa përfaqësues të vendeve perëndimore kanë kërkuar tashmë takime me të gjatë samitit.

“Tashmë ka disa kërkesa për takime – duke përfshirë edhe përfaqësues perëndimorë”, tha Lavrov, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

Në qershor të vitit të kaluar, vizita e Lavrovit në Serbi u anulua, sepse vendet e saj fqinje – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – ndaluan fluturimin e avionit të tij në hapësirën e tyre ajrore.

Related

Previous Post

Sunak anuloi takimin me Mitsotakis pas deklaratave për skulpturat, ‘kryqëzohet’ nga britanikët: Diplomaci e gabuar! Sjellja e qeverisë britanike është fyese për Greqinë

Next Post

111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Rama dhe Kurti bashkë në Vlorë

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.