Deputeti i Partisë Demokratik, Dashnor Sula foli për projektligjin e mazhorancës për ngritjen e komisioneve hetimore.
Sula u shpreh se mazhoranca është duke luajtur blofin, ndërsa shtoi se cdo kush, qytetarët dhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar që opozita është në të drejtën e vetë dhe se po pengohet nga PS.
Sakaq me ironi tha se ‘Meqë ne injorantët e opozitës nuk dimë si të formulojmë një propozim, ta bëjnë ata’, referuar mazhorancës.
“Mazhoranca po luan bllofin. Çdokush, qytetarët dhe ndërkombëtarët kanë arritur të kuptojnë se opozita është në të drejtën e saj, ndërsa mazhoranca po përpiqet ta pengojë. Mjafton kërkesa e 35 deputetëve për ngritjen e komisioneve hetimore dhe nuk e pengon dot kush. Nuk kemi asnjë moment që të kemi një propozim nga mazhoranca që të vihet në dispozicion në seancën plenare. Rregullorja dhe Kushtetuta ka parashikuar ngritjen e komisioneve.
Është rrëzuar ngritja e komisioneve hetimore pa asnjë shkak. Kuvendi ka 2 akte themeltare, Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit. Meqë ne injorantët e opozitës nuk dimë si ta formulojnë propozimin, ta bëjnë ata. Por ata se marrin fare mundimin.
Ne kemi nisur aksionin tonë opozitar. Ne jemi një republikë kryeministrore, një diktaturë demokratike. Megjithatë se do e vazhdojmë aksionin tonë opozitar parlamentar”, u shpreh Dashnor Sula.
Sakaq Sula u ndal te propozimi për krijimin e një konfederate të përbashkët, ku tha se “Nuk dua të marr eskluzivitetin, por për fat të mirë e kemi lançuar ne për herë të parë. Kam thënë për krijimin e një konfederate. Çdo pjesë do ketë aksionet e veta dhe kjo do ishte rruga më e mirë. Sakaq dua të theksoj se zgjidhja nuk është zoti Berisha më, por edhe pa Berishën nuk ka zgjidhje”, përfundoi deputeti demokrat.