Bora Zemani ka publikuar foton e parë me Donald Veshajn në Instagram duke zyrtarizuar kështu ribashkimin.
Ajo ka ndarë një selfie ku shfaqen të dy. “Na lini të kërcejmë”-shkroi ajo krah fotos.
Nga ajo që mund të kuptojmë çifti shihet në studion e “Më lër të flas” gjë që na bën të mendojmë se moderatorja mund të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor. Po ashtu mbishkrimi i saj duket si një konfirmim se çifti do jenë bashkëprezantues në “Dancing with the stars”.