• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu në Qendrën e rikonstruktuar të Zhvillimit Rezidencial në Durrës: Mjedis familjar për persona me aftësi të kufizuara, riintegrim i tyre në shoqëri

12/03/2023
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu në Qendrën e rikonstruktuar të Zhvillimit Rezidencial në Durrës: Mjedis familjar për persona me aftësi të kufizuara, riintegrim i tyre në shoqëri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përuruar rikonstruksionin e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës e cila funksionon 24 orë në 7 ditë të javës duke ofruar shërbim rezidencial për persona me aftësi të kufizuara.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në kuadër të këtij investimi nga MSHMS është mundësuar krijimi i ambienteve të përshtatshëm për kategorinë e përfituesve në qendër sipas kushteve bashkëkohore me një mjedis familjar.

Ministrja Koçiu ka vlerësuar përkushtimin e punonjësve të kësaj Qendre për punën e tyre të përditshme në aftësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

“Respekt pa fund për të gjitha ju, për çdo sakrificë dhe përkushtim që bëni çdo ditë që as nuk e vë në dyshim që bëni super punë me të gjithë fëmijët këtu”, – u shpreh Koçiu.

Duke iu drejtuar fëmijëve, Ministrja tha se “unë dua që ju vetëm të qeshni, të mos ju shoh sy me lot, se ne jemi të gjithë bashkë këtu për të bërë më të mirën”.

“Ka shumë rëndësi që të ketë frymë në ekip, dëshirë për të punuar bashkë. Për të bërë gjëra të mira dhe ju e dëshmoni çdo ditë me punën që bën. Një falënderim nga zemra për të gjithë punën që bëni. Respekt pa fund për ju”, tha ndër të tjera ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Fatjona Keço e cila ka ardhur në këtë Qendër në moshën 24 vjeçare, pas 9 vitesh është punësuar.

“Kam ardhur 24 vjeçe në qendrën e Zhvillimit në Durrës. Kam arritur të punësohem dhe jam shumë e gëzuar dhe e lumtur”, – shprehet 33 vjeçarja Keço.

Qendra e Zhvillimit Rezidencial Durrës ka si synim evidentimin dhe plotësimin e nevojave bazë për PAK, respektimin e të drejtave të përfituesve, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe integrimin e tyre në jetën sociale me qëllim shmangien e përjashtimit social.

Kjo qendër funksionon me ekip multidisiplinar dhe ofron shërbime të ndryshme si, akomodim, përkujdesje, aktivitete sociale, edukative, terapi integrimi në shoqëri, shërbim shëndetësor, mbështetje psikosociale, shërbime psikomotore, fizioterapi, ortofoni, terapi okupacionale, terapi zhvillimi, shërbime bazike, aktivitet social kulturor etj.

Qendra e Zhvillimit Rezidencial ka një kapacitet prej 45 përfituesish dhe aktualisht janë 38 përfitues të akomoduar, ku 17 prej tyre janë femra dhe 21 përfitues janë meshkuj ndërsa mosha e përfituesve është nga 4 vjeç deri në 31 vjeç.

Related

Previous Post

Rama pret në Kryeministri homologun portugez, diskutime mbi projektet digjitale dhe Inteligjencën Artificiale

Next Post

Berisha pret në seli deputetin e Forza Italia: Bashkëpunimi mes forcave tona politike do të vijojë

Lajme të ngjashme

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.