• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prezantohet projekti për lagjen ‘Zdrale’ në Shkodër/ Rama: Të jetë një hapësirë jo vetëm tregtare, por edhe kulturore

12/05/2023
in Politikë, Slider
Prezantohet projekti për lagjen ‘Zdrale’ në Shkodër/ Rama: Të jetë një hapësirë jo vetëm tregtare, por edhe kulturore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Transformimi urban i Shkodrës tashmë është rrugë e çelur. Ai do të shtrihet me përparësi në lagjet kryesore të qytetit, me vlera historike dhe arkitekturore, që fatkeqësisht janë degraduar nga ndërtimet pa kriter dhe nga mungesa e infrastrukturës së nevojshme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Zona historike e Zdrales është një nga më të mirënjohurat e Shkodrës, me një aktivitet të gjerë tregtar, e sjellë së fundmi në vëmendje si nevojë për transformim të domosdoshëm, përmes vitalizimit urban dhe rilindjes së traditave më të bukura që ajo ka mbartur ndër vite.

Kryeministri Edi Rama ndoqi prezantimin e bërë në bashkinë e Shkodrës të asaj çfarë ofron aktualisht kjo lagje, dhe perspektivës për zhvillimin e një projekti, që jo vetëm do ta zbukurojë atë, por do të lehtësojë ndjeshëm çdo lloj aktiviteti tregtar apo kulturor.

“Zona e Zdralës është një zonë shumë e madhe dhe qendrore në qytet. Është pjesë e një rrethi 5 minutësh i qarkullimit nga qendra e qytetit, por ama është e degraduar në krahasim me zonën tjetër tjetër historike. E kemi sjellë në vëmendje si një zonë që meriton patjetër vitalizim urban por edhe një zhvillim nga pikëpamja e karakterit të pazarit që ka dhe më gjerë. Është një zonë historike. Ka 300 vite si lagje që është formuar, me elemente interesant të trashëgimisë kulturore, por sot është degraduar po themi dhe nga zhvillimi urban dhe nga mungesa e infrastrukturës.” –u shpreh prezantuesja e projektit, teksa shpjegoi në detaje përbërjen e kësaj zone.

“Është zonë më e rëndësishme për sa i përket aktivitetit tregtar në qytet me mbi 400 njësi shërbimi të ndryshme. Ka një energji, ka një shpirt shumë të bukur të aktivitetit të përditshëm. Ka 75% lëvizje këmbësorësh dhe biçikleta, ka mbi 60 tregtarë me prodhime të gjithë rajonit verior, ka 30 shitës ambulantë. Ka dy struktura të mëdha artikuj industrial që janë sot si bunker. Pasdite nuk ka, mbyllen të gjitha shërbimet prandaj ka një karakter më utilitar dhe tranzit. Ndërkohë që, ngjitur me të është dhe stadium, i cili sot për sot është i pashfrytëzuar për qytetin. Në këtë zonë gjendet dhe Muzeu Historik i Shkodrës, gjendet Çinari 200 vjeçar që është monument natyre, 12 monumente kulture dhe 2200 nxënës dhe studentë nga të cilët 650 janë profesionalë hoteleri-turizëm, kuzhinë dhe tekstil konfeksioni. Kemi një potencial të madh për ta riparë tërësisht si zonë dhe jo vetëm duke i dhënë karakterin e pazarit, por edhe duke përfshirë gastronominë që e ngre në një nivel më identitar për Shkodrën, ashtu dhe trashëgimia. Ndërkohë që elementi edukativ gjen vend në të gjitha këto pika. Duke përfshirë funksione që janë marzhe të gjithë këtyre karaktereve Zdralja do bëhet vendi ku shpirti i pazarit dhe shijet autentike të veriut shkrihen me vlerat e trashëgimisë. E gjithë lagja merr një karakter inkubatori për shkak të studentëve që janë pjesë dhe jetojnë çdo ditë.” – detajoi ajo.

Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi se me rigjenerimin e zonës, do të marrë një tjetër energji edhe aktiviteti tregtar, i cili për momentin nuk ofron më të mirën e tij.

“Në momentin që rigjenerohet hapësira dhe privatët marrin tjetër mesazh dhe tjetër energji dhe ia vlen. Tani aty në atë lloj situate ashtu s’ka çfarë të ketë bare të mira, s’ka çfarë të ketë dyqane të mira, kështu që edhe kjo është efekti zinxhir që sjell rikualifikimi.” – u shpreh kryeministri, Rama teksa sugjeroi futjen e koncepteve të reja në projektim, në mënyrë që të dalin më në pah vlerat e vërteta historike.

“Mund të bëhet një si muze që krijohet në një pikë, por mund të lidhet me disa figura kryesore të historisë së zonës dhe ti konceptosh ato aty si kulla, po themi kulla e Lekë Dukagjinit, kulla e Migjenit dhe ndërkohë aty brenda ka një aktivitet X dhe pastaj pjesa tjetër bare, restorante apo bujtina kanë elementë të këtyre figurave dhe plus mund të përdoret për të ekspozuar gjithë këto veshjet. Mund të jetë një koncept i ri. Duhen shfrytëzuar katet e para të atyre, si një muze që pjesët e jashtme i sheh nëpërmjet hapësirash, mund të jenë si dritare që fut sytë dhe sheh, janë si në vitrinë por një vitrinë gjysmë e fshehur që ti i sheh, pastaj futesh brenda i sheh më shumë. Mund të jetë një gjë shumë unikale. Duhet studiuar dhe të kombinohet me aktivitet, por të jetë dhe kulturore të jetë dhe tregtare. Të jetë jo vetëm tregtare po dhe jo vetëm kulturore, por bashkë dhe mund të shfrytëzohen pastaj dhe pjesa e dhomave për këto, dizajnin, arredimin dhe me fotografitë, të shfrytëzohen si tip reference dhe me librat që ka aty për figurat e zonës.” – sugjeroi Kryeministri.

Related

Previous Post

Qeveri teknike me kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përflitet emri i Talant Xhaferrit

Next Post

Pa viza nga 1 Janari/ Këshilli i BE thirrje Kosovës: Më shumë punë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.