Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha ka takuar ish-zëvendës presidentin e SHBA-ve, Mike Pence. Basha shkruan se ishte kënaqësi të bisedonte me Pence dhe shton se me ndihmën e mbështetjen e SHBA-së do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë.
‘I ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat, ishte sot ish-zëvendës Presidenti i SHBA-së Mike Pence. Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar. Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej.’- shkruan Basha.