• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu inkurajon të rinjtë nga Kamza: Zgjidhni zanatin, për sukses të garantuar në tregun e punës

12/06/2023
in Slider, Sociale
Manastirliu inkurajon të rinjtë nga Kamza: Zgjidhni zanatin, për sukses të garantuar në tregun e punës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Fushata e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Zgjidh Zanatin”, ka vijuar me nxënës, prindër dhe mësues në Kamëz. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetarin e Bashkisë Kamëz Rakip Suli, kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në shkollën 9-vjeçare të rindërtuar, “Lidhja e Prizrenit” në Kamëz, për promovimin e arsimit profesional, me nxënës, prindër, mësues, përfaqësues të biznesit, etj. Ministrja Manastirliu, u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve dhe prindërve të ndërgjegjësohen për orientimin drejt arsimit profesional, për një të ardhme të sigurt për të rinjtë, për t’u integruar në tregun e punës. “Unë dua të inkuraroj të rinjtë e kësaj shkolle, ashtu sikurse dua të inkurajoj të rinjtë dhe prindërit e Kamzës, mësuesit gjithashtu, që t’i përdorin këto instrumenta që kemi për të gjurmuar talentet dhe prirjet e nxënësve dhe për t’i orientuar ata drejt arsimit profesional. Të mirat e arsimit profesional janë jo vetëm të prekshme, por sot po bëhet dhe një nevojë e madhe kombëtare. Për t’ju përgjigjur zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, për t’ju përgjigjur nevojave të tregut të punës, ne duhet të jemi të fokusuar tek ndërgjegjësimi i çdo të riu për rëndësinë që ka të paturit e një zanati”,- tha Ministrja Manastirliu. Duke folur për transferimet nga gjimnazet në shkollat profesionale Ministrja Manastirliu, bëri me dije se falë mekanizmave të krijuar dhe fushatës intesive të komunikimit me nxënësit në këto dy muaj, janë transferuar drejt arsimit profesional edhe nxënës me rezultate të larta. “Në 2 muaj janë transferuar rreth 200 nxënës të shkollave të ndryshme të vendit, të klasave të 10-ta, drejt arsimit profesional. Nuk janë vetëm ata me arritje dhe rezultate modeste, por edhe ata që kanë rezultate të larta, të cilët po vijojnë arsimin profesional, me dëshirën për të thelluar studimet e tyre drejt arsimit të lartë, por edhe me dëshirën për të patur një profesion që në një moshë të re”,- tha Ministrja Manastirliu.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka vlerësuar fushatën “Zgjidh Zanatin”, si një iniciativë që ju garanton të rinjve një të ardhme më të mirë. “Unë besoj që nga 200 nxënës, do të bëhen 400, e shumë e më shumë, jo thjesht dhe vetëm se kjo është një fushatë për të patur sa më shumë numra në arsimin profesional, por se kjo është një fushatë që orienton më së miri fëmijët tanë, që orienton më së miri suksesin e tyre nesër në tregun e punës”,- theksoi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Duke theksuar rëndësi e orientimit drejt profesionit, Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka bërë me dije investimin madhor që ka nisur në shkollën profesionale Kamëz. “Sot tek shkolla profesionale ka filluar edhe një investim rreth 4.5 milion euro, ku do jenë të gjitha standartet, sepse në shkolla profesionale, në pjesën më të madhe duhet pjesa e praktikës, është shumë e rëndësishme, që ai djalë ose ajo vajzë kur të dalë nesër në jetën e përditshme të punës, të dalë me të vërtetë një nxënës që për atë që është arsimuar, të njohë edhe pjesën e punës”,- tha kryetari i Bashkisë Rakip Suli. Deri në fund të muajit dhjetor, nxënësit e klasave të 10-ta, që duan të zgjedhin një zanat, mund të transferohen pa burokraci nepërmjet e-Albania nga gjimnazi, në shkollat profesionale. Në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Kamëz, është mirëpritur fushata “Zgjidh Zanatin” nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit, për orientimin drejt arsimit profesional, fushatë e MAS, e cila do të vijojë në të gjithë vendin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori i njohur Mirush Kabashi

Next Post

“Do të vazhdojmë me mosbindjen civile”, Berisha tregon se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend, komenton buxhetin e ri: Iu vërsulën tavës me bakllava dhe…

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.