• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Greisi Koxhaku thyen dy rekorde Kombëtare në Rumani

12/06/2023
in Sociale
Greisi Koxhaku thyen dy rekorde Kombëtare në Rumani
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në ditën e parë, notarët shqiptarë garojnë me sukses, sot priten kohë të larta

Greisi Koxhaku thyen dy rekorde Kombëtare në Rumani

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Menjëherë pas garave të djeshme në Kampionatin Europian, ka reaguar Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, i cili për gazetën “Telegraf” nuk tregon habi për rezultatet e larta që kanë arritur notarët tanë. “Që kur u nisën për në Europian, unë isha besimplotë se notarët tanë do të tregonin formë të mirë, me rezultate të larta dhe me rekorde kombëtare. Kështu ndodhi, dhe rekordet nuk janë rastësi nga këta notarë, sepse këta kanë qenë më të mirët e vitit 2023 në notin shqiptar. Do kemi edhe në ditët në vazhdim të tjera rezultate të larta, dhe rekorde kombëtare. Unë ju uroj sukses të gjithëve”, kështu reagoi dje Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.

Agron Kaja

“Në garat e ditës së parë që u zhvilluan sot (dje), të gjithë notarët tanë treguan seriozitet e karakter. Kohët që ata arritën ishin shumë të mira, por do veçoja Greisi Koxhakun, i cili theu dy Rekorde Kombëtare.”

Nga dita e djeshme, në qytetin Otopeni të Rumanisë kanë nisur garat e Kampionatit Europian të Notit, të Rritur- të Rinj (M-F), në pishinën 25m. Këto gara do të zgjasin deri më 11 dhjetor dhe nga Federata Shqiptare e Notit është formuar një grup me 7 notarë, 2 femra dhe 5 meshkuj: Julia Xhako e Vivien Xhemollari për Femra, dhe Greisi Koxhaku, Even Qarri, Ronaldi Serjani, Lajdi Allaraj dhe Joan Meshi për Meshkuj. Notarët shoqërohen nga trajnerët Keisi Fetishaj, Dashamir Bregu dhe Edi Vasi. Edhe në këtë event, notarët tanë nuk e kanë harruar “zakonin” e thyerjes së Rekordeve Kombëtare, ku Gresi Koxhaku mbetet në krye të listës së rekordmenëve të notit shqiptar në Bukuresht. Kështu, në ditën e parë të këtyre garave, notari ynë Greisi Koxhaku zhvilloi dy gara, e njëherësh thyeu dy Rekorde Kombëtare. Në garën 50m Shpinë ai fiksoi kohën rekord 25”49, ndërkohë që në garën e dytë 100m Flutur shënoi kohën e re rekord kombëtar 54”40. Por këto nuk do mbeteshin dy rekordet kombëtare të vetëm në këtë ditë të parë, sepse në Stafetën 4X50m Stil i Lirë për Meshkuj, grupi i notarëve Joan Meshi, Gresi Koxhaku, Even Qarri dhe Ronald Serjani arritën kohën rekord kombëtar 1’37”00. Nga Rumania për gazetën “Telegraf”, trajneri Keisi Fetishi u shpreh i kënaqur me garat e rezultatet e ditës së parë, por sipas tij priten të tjera rezultate rekord. “Në garat e ditës së parë që u zhvilluan sot (dje), të gjithë notarët tanë që garuan treguan seriozitet e karakter. Kohët që ata arritën ishin shumë të mira, por do veçoja Greisi Koxhakun, i cili theu dy Rekorde Kombëtare. Kështu, në garën 50m Shpinë ai shënoi kohën 25”49 (rekord kombëtar), dhe në garën 100m Delfin arriti Kohën 54”80 (rekord kombëtar). Edhe te stafeta 4X50m stil i lirë për meshkuj u thye rekordi kombëtar, ndërsa nesër (sot) do të marrim pjesë në pesë gara, njëra stafetë katërnotim për meshkuj, në të cilat presim rezultate të tjera rekorde kombëtare”, kështu deklaroi dje trajneri Keisi fetishaj nga Otopen të Rumanisë ku janë duke u zhvilluar garat e Kampionatit Europian të Notit në pishinë 25m. Gjithsesi, duhet thënë se këta notarë që po garojnë në këtë Europian kanë arritur rezultate të larta në garat e vitit 2023, madje edhe me rekorde kombëtare të thyera prej tyre.

KOHËT DHE REKORDET

Greisi Koxhaku 50m Shpinë

Koha 25”49 (rekord kombëtar)

Greisi Koxhaku 100m Delfin

Koha 54”80 (rekord kombëtar)

Julja Xhako 50m Stil i Lirë

Koha 28”03

Vivian Xhemollari 400m Miks

Koha 5’03”07

Ronaldi Seriani 100m Delfin

Koha 58”39

Lajdi Allaraj 50m Shpinë

Koha 20”10

Stafetë 4X50m Stil i Lirë M

Joan Meshi 25”06, Gresi Koxhaku

22”70, Even Qarri 25:43 dhe

Ronald Serjani 24”30

Koha 1’37”00 (rekord kombëtar)

GARAT SOT

Julia Xhako         / 100 Miks

Vivian Xhemollari/200m Shpinë

Gresi Koxhaku / 50 Stil i Lirë

Even Qarri          / 100m Bretkosë

Stafeta 4x50m Miks, Meshkuj

3 Rekorde

Në ditën e parë të garave në Kampionatin Europian, notarët tanë thyenë 3 Rekorde Kombëtare.

Related

Previous Post

SPAK në kërkim të “Cekes”, Dumani gati për të vrarë “Ben Çamin”

Next Post

Oriola Marashi nuk ndalet, modelja “përvëlon” me format e saj

Lajme të ngjashme

Nis puna për rikonstruksionin e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin.

Nis puna për rikonstruksionin e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin.

by redaktor2
08/20/2025
0

Shtëpia e Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë ku marrin shërbim fëmijët pa kujdes prindëror të grupmoshës nga 6-14 vjeç do...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.