Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira raportohet se do të bëhet nënë për herë të parë. Sipas mediave greke, artistja gjatë dy muajve të fundit është kujdesur të mos shfaqet në vende ku ka pasur gazetarë.
Ndërkohë, ajo është pikasur nga paparazzët në po dilte nga një restorant në qendër të Athinës. Një gazetare greke, e cila u takua me Eleni Foureira, tregoi bisedën me këngëtaren: “Ne folëm dhe më tha: Jam e mërzitur tani, pse duhet të ketë kamera matanë rrugës?”
Thashethemet se Eleni Foureira është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me partnerin Alberto Botian u ngritën pasi ajo shtyu disa koncerte këtë vere, por vetë artisja s’ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve.