• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Përurohet Qendra Rinore në Petrelë, Veliaj: “Bizhu për zonën, do funksionojë edhe si qendër multi-funksionale për komunitetin”

12/09/2023
in Slider, Sociale
Përurohet Qendra Rinore në Petrelë, Veliaj: “Bizhu për zonën, do funksionojë edhe si qendër multi-funksionale për komunitetin”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, dhe CEO i Raiffeisen Bank për Shqipërinë, Christian Canacaris përuruan Qendrën Rinore në Petrelë. Një tjetër premtim i mbajtur ky, nga Bashkia e Tiranës. Veliaj falenderoi ministren Muzhaqi, e cila nëpërmjet thirrjes së shpallur nga AKR ka mbështetur 30% të vlerës ndërtimin e Qendrës, po ashtu i shprehu mirënjohjen për mbështetjen Raiffeisen Bank dhe CEO-s Canacaris, për donacionin e dhënë për mobilimin modern të qendrës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Petrela është kthyer në një laborator urban të Tiranës, ku përzjehen dy realitete: realiteti rural dhe realiteti i zonave rezidenciale. Këtu takohet fiks fshati me qytetin, ndaj jam krenar që një nga nishanet e Vitit të Rinisë, ta kishim këtu në Petrelë, për të dhënë një mesazh se po investojmë edhe në periferi me të njëjtën cilësi në infrastrukturë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se dëshiron që kjo qendër rinore t’i shërbejë edhe komunitetit të zonës, si një qendër multi-funksionale.

“Ambicia ime, por edhe e ministres dhe e miqve të Raiffeisen, është që kjo të mos jetë vetëm një qendër rinore, por një qendër multi-funksionale. Ne duhet ta kthejmë këtë hapësirë në një zyrë komunitare, ku mblidhen kryepleqtë, ku mblidhen senatorët e rinisë, ku mblidhen aktivistët e shoqërisë civile, ku mblidhen artistët. Njësoj siç kemi krijuar edhe një hapësirë tjetër për ekspozita dhe art kontemporan në Petrelë. Ndaj, pasioni apo dëshira ime do ishte që kjo qendër të gëlojë, të ziejë nga jeta. Si për rastet sfiduese me emergjencat natyrore, si për raste gëzimi”, u shpreh ai.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, tha se kjo Qendër Rinore do jetë një bizhu shumë e bukur për Petrelën. “Sa herë që bëjmë investime të tilla vjen pas një bashkëpunimi shumë të mirë mes qeverisë, bashkisë, por edhe me biznesin, si në këtë rast. Kënaqësia më e madhe është që jemi këtu, edhe për t’i dhënë sot një dhuratë shumë të bukur të rinjve të Petrelës. Unë bashkohem me Erionin dhe mendoj se kjo nuk është vetëm një dhuratë për të rinjtë që ka kjo zonë, por mbi të gjitha është një dhuratë për të gjithë komunitetin. Dikur këtu ishte një ndërtesë e rrënuar, që nuk përdorej nga askush, dhe tashmë është bërë një bizhu shumë e bukur e kësaj zone”, tha Muzhaqi.

CEO i Raiffeisen Bank për Shqipërinë, Christian Canacaris tha se: “Ky nuk është vetëm një investim për rininë, por edhe për të ardhmen e Shqipërinë. Kjo Qendër Multifunksionale u jep mundësinë të rinjve të lexojnë dhe studiojnë. Projekti është shumë i bukur dhe Raiffeisen do të japë gjithmonë mbështetjen e saj për nisma të tilla. Ne kemi mbështetur shumë projekte me Erionin dhe do të vazhdojmë të mbështesim edhe projektet e qeverisë, sepse ne po plakemi, por duhet t’i japim një të ardhme këtij brezi të ri. I gjithë ky angazhim, siç e përmenda shumë herë, nuk është kosto, por është një investim, i cili do të kthehet në të ardhmen nga këta të rinj, sidomos kur bëhet fjalë për një zonë pak më larg qendrës së Tiranës. Këto zhvillime përreth qytetit i japin një mundësi të mirë brezit të ri për të qëndruar në këtë vend dhe për të ndjekur studimet këtu edhe në të ardhmen. Në Raiffeisen Bank jemi të përkushtuar për mbështetjen e projekteve me në fokus rininë, pasi ata janë e ardhmja e këtij vendi”.

Related

Previous Post

Urdhërarrestet e SPAK, Ina Zhupa: Lajm i mirë, do të dërgojë te kokat e vërteta të aferës së inceneratorit të Tiranës

Next Post

Hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe lëshimi i 15 urdhërarresteve, SPAK njoftim zyrtar: Koka dhe Bllako dhanë ndihmë për…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.