• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu: Urgjenca Kombëtare, rreth 400 misione në banesë dhe 2000 telefonata çdo ditë

12/11/2023
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu: Urgjenca Kombëtare, rreth 400 misione në banesë dhe 2000 telefonata çdo ditë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një vizitë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku falë investimeve është fuqizuar dhe modernizuar flota e mjeteve të urgjencës paramjekësore me të gjithë mjetet jetëshpëtuese, duke iu përgjigjur mesatarisht në 15 minuta çdo thirrjeje për urgjencë mjekësore nga qytetarët në të gjithë territorin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja theksoi se Urgjenca Kombëtare mbetet një nga boshtet kryesore dhe më të forta të sistemit shëndetësor, e cila kryen 350 deri në 400 misione në banesë dhe pret 1500 deri në 2000 telefonata në ditë nga i gjithë territori i vendit.

“Jeni zemra e sistemit shëndetësor sepse bëni një punë fantastike çdo ditë dhe jeni në atë linjën e parë të sulmit dhe të emergjencës”, – u shpreh Koçiu, ndërsa i falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

Ministrja theksoi se “është domosdoshmëri që ta forcojmë sistemin e reagimit ndaj emergjencave, prandaj edhe diskutimet në këtë periudhë do të jenë intensive për të gjetur një model ngritur mbi këtë eksperiencë të deritanishme që të funksionojë akoma më shumë dhe më mirë”.

Gjatë takimit me drejtuesit dhe stafin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, u diskutua edhe për forcimin e masave për reagim dhe përgjigje të shpejtë dhe në kohë ndaj çdo emergjence, veçanërisht në zonat e përcaktuara si problematike si pasoje e motit të paqëndrueshëm.

Në buxhetin e ri 2024 është parashikuar nisja e ndërtimit të Qendrës së dytë Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, një investim që do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e urgjencës, por edhe për një përballim akoma dhe më të mirë të çdo emergjence të mundshme.

#

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KOÇIU:

📍Sot në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, së bashku me stafin e qendrës diskutuam rreth sfidave të përbashkëta 🧑‍⚕️👨‍⚕️

✅ Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore mbetet një nga boshtet kryesore dhe më të forta të sistemit tonë shëndetësor, e cila pret rreth 1500-2000 telefonata në ditë nga gjithë Shqipëria 🇦🇱, si dhe kryen 350-400 vizita/misione në banesë 🏡🏠

Related

Tags: Albana KociuSkender Bratajurgjenca kombetare
Previous Post

“Republika e rakisë” – Promovohet pija tradicionale shqiptare si pjesë e trashëgimisë kulturore

Next Post

Inceneratori i Tiranës/ “Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël”,  zbardhen dëshmitë e Bllakos dhe Kokës: Kam faturë për makinerinë

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.