Presidenti Bajram Begaj, ka zbardhur detaje nga takimi në Presidencë që ai pati mëngjesin e kësaj të enjteje me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në facebook kreu i shtetit bën me dije se me diplomaten amerikane diskutoi çështje me interes të përbashkët si energjia, siguria, reforma në drejtësi, por dhe sfidat aktuale globale.
POSTIMI I PLOTË
Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.
Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.
Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.