Ministri i Financave Ervin Mete në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rma foli për rishikimin e buxhetit 2023. Ministri Mete nënvizoi se për të gjitha shtresat në nevojë do të ketë shpërblim për fundvit, dhe gjithashtu një pagë plus për punonjësit e administratës që u angazhuan në procesin e integrimit.
Ndërsa familjet me ndihmë ekonomike me fëmijë marrin 10 mijë lekë.
“Të gjitha kategoritë e ndihmës ekonomike do të marrin 5 mijë lekë shpërblim për fundvit. Kjo pasi qeveria rishikoi buxhetin serish me akt normativ ku do te rialokohen 20 miliardë leke në mbyllje te këtij viti. Shpërblim sipas ministrit te Financave Ervin Mete nga kjo pakete do te marrin edhe 1114 punonjës te administratës te angazhuar për procesin e integrimin. Përfitojnë edhe punonjësit e policisë për kompensimin e tyre ushqimor. Nga ndryshimet e buxhet edhe bashkitë marrin një shtese fondi pre 2 miliardë lekë”, ka thënë ministri Mete.
Ministri sqaroi se disa kategori do të përfitojnë një shpërblim deri në 10 mijë lekë, ndërsa punonjësit e administratës, pjesë e procesit të integrimit do të marrin një pagë shpërblim.
“Bonusi është në të njëjtën masë që iu dha pensionistëve, ndërsa për disa kategori të posaçme me të cilët kanë përfituar, aktualisht invalidët e punës, gjithashtu përfitues të pensioneve familjare, praktikisht tani dyfishohet masa. Por edhe brenda kategorive që mbështeten me në këtë paketës, siç janë familjen në ndihmë ekonomike por me fëmijë, edhe ata marrin dyfishin e masës, që do të thotë marrin 10 mijë lekë të reja. Ndërkohë për punonjësit e administratës që kanë qenë pjesë e grupeve të procesit të integrimit do të jetë një pagë shpërblim”, specifikoi ministri.