• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Vangjeli: Po sikur Rama të jetë kundër arrestit të Berishës?

12/15/2023
in Opinion
Vangjeli: Po sikur Rama të jetë kundër arrestit të Berishës?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Po sikur përpara seancës së kuvendit që do të vendosë fatin e imunitetit të Sali Berishës, pasardhësi i tij jetëgjatë në detyrë të thoshte: “Vota ime është kundër arrestit të paraardhësit tim? Shqipëria nuk ka luksin që të ketë një kryetar të dytë opozite në burg, si Fatos Nano tre dekada më parë! Drejtësia të bëjë punën e saj, të hetojë gjithçka mendon në ngarkim të Berishës, por ta bëjë këtë duke e lënë në gjendje të lirë Saliun”. Edi Rama mund të rendisë një mori arsyesh të tjera, por edhe mund të zgjdhë të japë bindjen e tij vetjake se bota është shumë e vogël për të fshehur një Berishë në arrati e se Doktori nuk ka mundësi t’i shmanget hetimit gjyqësor. Ndoshta mund të shtojë edhe se, sipas zanatit të vjetër, ai megjithatë mund të intimidojë dëshmitarët.

Në një rast të tillë hipotetik, komentet do të ishin të pafundme. Si zakonisht, teoritë konspirative, kritikat, mallkimet, supozimet për prapaskena të mundshme e çdo lloj marëzie tjetër, do të ishin daullet e një korri drithërues që mendon se ulërima është argument, që mbas çdo akti sheh vetëm pazar, që dyshon edhe kur duhet të besojë, që sillet si murgeshë që e fsheh shtatzëninë me rroba të gjera apo dhe që thjesht thotë sa di dhe di edhe më pak sesa thotë. Kundërshtarët po e po, por në një mënyrë të tillë Rama do të trondiste dhe të vetët.

Mund të dukej se do t’u jepte një shpresë mëkatarëve brenda grupit të tij se “Ai i Gjati nuk do të na lëshojë” dhe do të merrte admirimin e tyre: “I madh është! Tani e morëm vesh pse tha togfjalëshin e jashtëzakonshëm Republika e Prokurorëve në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë”. Nuk është as njëra dhe as tjetra. Nuk është kundërvënie ndaj vullnetit të Altin Dumanit, por një aleancë e natyrshme me SPAK-un duke bërë njëkohësisht secili të vetën. I pari me mjete politike balancon aktet e të dytit që e kontrollon me mjete ligjore.

Askush nuk e di se çfarë mendon kryeministri Rama në këtë pikë, por e sigurt është vetëm një gjë. Një qëndrim i tillë politik: “Hetoni në gjithçka që mendoni, por pa e arrestuar Sali Berishën!”, do të ishte akti më i madh emancipues dhe i drejtë në respektim të kushtetutës dhe parimit themelor të saj, balancës dhe kontrollit të pushteteve. Ai akt do të ishte gur themeli në nevojën ulëritëse të shoqërisë shqiptare për të vënë në qendër të vëmendjes interesin më të mirë të individit, si kusht i parë për një shtet të së drejtës.

Ai do të ishte leksioni i një shtetari dhe jo retorika e një pushtetari; do të ishte adresimi i nevojës urgjente për ndryshimin e mentalitetit stalinist, mbizotërues në shoqëri që e sheh burgun jo si mjet, por si qëllim në vetvete. Nga ana tjetër, Berisha vetë duhet të luftojë për të vërtetën e tij me mjetet që i afron sistemi. Ai duhet të ulë kokën dhe t’i verë gjoksin akuzës. Ta shohë si fat dhe jo si fatalitet ballafaqimin me drejtësinë, si rrugën e vetme për të verifikuar pafajësinë e pretenduar apo fajësinë e dyshuar. Dhe ta bëjë menjëherë si gjithë të tjerët dhe si vetë Cecoja nën bicak.

Ky akt politik me mundësi vetëm matematike, nuk është aspak i lehtë që të ndodhë. Ai do të kishte kundër të gjitha paragjykimet e të paktën gjysmës së shqiptarëve që kanë refuzuar rregullisht modelin Berisha e që do të donin ta shihnin në pranga “hasmin” e tyre dhe që mund të shihnin në këtë akt, llogari vetjake. Revanshi është ves i vjetër i politikës shqiptare. Ai ka qenë në këto tre dekada plot me maja dhe rripa, me hipje nga parajsa e pushtetit e zbritje marramendëse në ferrin e qelisë, por ky nuk është motiv i mjaftë që Rama t’i dorëzohet ngutit të turmës. Si kryeministër, ai është i dënuar të qëndrojë përpara saj dhe për hir të saj, edhe të lagë barutin e revolucionit që nuk po ndez, edhe të ndezë një qiri shprese si reformator.

Nëse Rama do të votonte pro hetimit të paraardhësit e tij, por kundër arrestit, ky do të ishte sinjali që një shoqëri e traumatizuar nga prerja në besë që i kanë bërë ata që ajo vetë i ka votuar, mund të bëhet mençurisht evropiane. Më pas, si efekt anësor, njëlloj si ilaçi i duhur që shëron shkakun, por nakatos pasojat, të gjithë naivët që pretendojnë se Rama kontrollon SPAK-un do të kishin punë me gishtin e tyre tregues që e tundin mbas çdo akuze të tillë. Mund ta mbajnë edhe në gojë! Berisha i pari!

E gjitha kjo është një supozim. Ndoshta asnjë gjë e tillë nuk ndodh. Herët a vonë kështu do të ndodhë. Por ky nuk do të jetë fundi i botës. Thjesht do të jetë një shans i humbur për të gjithë. Për miqtë e njërit dhe armiqtë e tjetrit. Për të gjithë shqiptarët.

Related

Previous Post

Mjacaj dhe 2 të tjerë kryengritje në burgun e Peqinit, situatë kaotike dhe e pazakontë në burgun e sigurisë së lartë

Next Post

Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit/ Kush është viktima Arben Lleshi, vrau dhe dogji trupin e bashkëatdhetarit të tij në Angli

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

by redaktor2
07/17/2025
0

Shkruan Ermal Qori Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njihen prej kohësh. Të dy kanë qenë pjesë e Aleancës Kuq e...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.