Pas ngjajes së rëndë në burgun e Peqini, në ambientet e burgut kanë shkuar Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, dhe Forcat Renea.
Sipas njoftimi, situata është marrë në kontroll, ndërsa autori është izoluar. Hetimin e ngjarjes e ka marrë në kontroll Prokuroria e Elbasanit.
Njoftim:
Informacion shtese!
Ne vendngjarje jane Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea. Situata është teresisht nen kontroll, autori eshte izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marre ne dore Prokuroria e Elbasanit!
Ngjarja:
Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi janë përplasur në zonën e ajrimit. Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë, ku është plagosur rëndë Indrit SHAQJA dhe ka ndërruar jete, Arben Lleshi.
Raportohet se ka pasur tentativa për të marrë peng punonjësit e kuzhinës, ku edhe punonin disa prej të dënuarve.
Nuk dihet ende se si ka përfunduar arma në duart e të burgosurve.