• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

 Vrasja dhe plagosja në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, dyshohet se krimi ishte i mirëmenduar, Mjacaj kishte…

12/15/2023
in Kronikë
 Vrasja dhe plagosja në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, dyshohet se krimi ishte i mirëmenduar, Mjacaj kishte…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Burgu i sigurisë së lartë në Peqin është tronditur sot nga një ngjarje shumë e rëndë dhe e pazakontë. Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për krime të renda dhe i cilësuar si një personazh me rrezikshmëri të lartë, ka qëlluar me armë në ambientet e ajrimit dy të burgosur të tjerë përjetë, Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Lleshi ka humbur jetën, ndërsa Shaqja ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Ky krim dyshohet se mund të ketë qenë i mirëmenduar, pasi arma thuhet se është futur me dron, dhe se mes tre personave nuk ka pasur një përplasje në ambientet e burgut, as para dhe as në momentin e ngjarjes.

Mjacaj është dënuar në 2015 me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin, si dhe më herët akuzohej për vrasjen e një fëmije 10-vjeç, ndërsa me urdhër të Ministrit Ulsi Manja ai sot do të futej në regjimin “41biss”.

Ndërkohë pas ngjarjes ministri i Drejtësisë ka dhënë urdhër që të gjitha burgjet e vendit të kalojnë në sigurinë më të lartë, ndërsa mësohet se do të merren në pyetje të dënuar dhe drejtues të institucioneve ku më parë Mjaca ka vuajtur dënimin. Kjo me qëllim mbledhjen e informacioneve për të hedhur dritë nëse kjo ngjarje ka qenë e planifikuar më parë.

Kujtojmë se Mjacaj pasi kreu krimin e rëndë, tentoi që të merrte peng disa persona, por në momentin që ky plan nuk i ka ecur, është vetëizoluar në një nga qelitë, dhe ka kërcënuar se nëse dikush i afrohet do ta qëllojë.

Pas rreth një ore, ai është vetëdorëzuar dhe më pas është marrë në pyetje nga drejtues të lartë.

Related

Previous Post

Olta Gixhari shtatzënë për herë të dytë!

Next Post

Katër qendra shëndetësore të hapura 24/7 për fëmijët, ministrja Koçiu: Në shërbim edhe gjatë festave të fundvitit

Lajme të ngjashme

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

by redaktor2
07/18/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan...

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

by redaktor2
07/17/2025
0

Një shtetase amerikane, me banim në Sarandë është gjetur pajetë paraditen e sotme në banesën e saj. 63 vjeçarja ëshrë...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

by redaktor2
07/15/2025
0

Një makinë e dyshimtë e çoi policinë në zbulimin e dy kutive që përmbanin kokainë, një armë të vjedhur dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.