• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në Konferencën Ndërkombëtare të Fakultetit Ekonomik: Ofertë e re akademike për përgatitjen e kapitalit njerëzor të kualifikuar, në përgjigje të zhvillimit të turizmit

12/18/2023
in Slider, Sociale
Manastirliu në Konferencën Ndërkombëtare të Fakultetit Ekonomik: Ofertë e re akademike për përgatitjen e kapitalit njerëzor të kualifikuar, në përgjigje të zhvillimit të turizmit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Ristrukturimi ekonomik për një zhvillim të qendrueshëm, ndikimi i turizmit në këtë proces”, organizuar nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës.
Duke e konsideruar zhvillimin e turizmit në vendin tonë si një nga faktorët kryesore të ekonomisë, Ministrja Manastirliu, tha se për mbarëvajtjen e këtij sektori, duhet t’i përgjigjemi me kapital njerëzor të kualifikuar.
“Fjala kyçe është kapitali njerëzor dhe kur flasim për zhvillimin e kapitalit njerëzor këtu roli i arsimit është përcaktues. Dhe nuk flasim sot vetëm për universitetin, nëse nuk orientojmë këto mega-trende që në arsimin parashkollor, deri tek arsimi parauniversitar, e më tej tek ai profesional dhe universitar”, tha Ministrja Manastirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Arsimit dhe Sportit nënvizoi se profilizimi dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve është domosdoshmëri për t’ju përgjigjur kërkesave të zhvillimit ekonomik.
“MAS është duke punuar ngushtësisht me universitetet për një ofertë të re akademike, për t’i profilizuar universitetet tona dhe për t’i dhënë mundësinë që programet e studimit të mundet që të përshtaten, të riorganizohen dhe të ristrukturohen, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të rajoneve. Kemi filluar një projekt me Universitetin e Korçës me zhvillim- profilizimin e tij, duke orientuar programet drejt atyre programeve që kërkon tregu i punës dhe gjithashtu të vijojmë me një strategji agresive ndërkombëtarizimi”,- tha Ministrja Manastirliu.

Manastirliu ka konsideruar me rëndësi edhe orientimin e hershëm të nxënësve drejt arsimit profesional, si rruga më e mirë për punë të sigurt dhe përgjigjes me kapital të kualifikuar njerëzor gjithë këtij zhvillimi të turizmit.
Konferenca Ndërkombëtare ‘Ritrukturimi ekonomik për një zhvillim të qendrueshëm, ndikimi i turizmit në këtë proces”  është mbajtur për 2 ditë, me pjesëmarrjen e profesorëve, doktorantëve të Fakultetit të Ekonomisë, kërkues shkencor nga universitete të tjera për të folur rreth nevojës për ristrukturim, rregullim të ekonomisë në sektorë të ndryshëm me qëllim informimin dhe orientimin për të kthyer boom-in në turizëm, në një fenomen me përfitime afatgjata.

Related

Previous Post

Si u arrestua Lulzim Berisha. Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje: Agjentët udhëtuan për javë të tëra derisa…

Next Post

Shaip Kamberi fitoi një mandat në Kuvendin serb, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë: Lajm i mirë për çdo shqiptar, krenar për këtë patriot frymëzues

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.