• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj me nxënësit më të mirë të Tiranës: Nga janari bursa falas për kurset digjitale te Piramida; krenar për suksesin e secilit prej jush

12/19/2023
in Politikë, Slider
Veliaj me nxënësit më të mirë të Tiranës: Nga janari bursa falas për kurset digjitale te Piramida; krenar për suksesin e secilit prej jush
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Edhe këtë vit arsimor, Bashkia e Tiranës ka mbështetur me bursa 2926 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, të cilët kanë dalë me rezultate të shkëlqyera në mësime. Gjatë një takimi me një pjesë të tyre, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ndihet krenar për suksesin e çdo nxënësi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Këtë vit kemi thyer rekord për numrin e nxënësve me dhjeta. Prandaj, nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa t’u themi çunave dhe gocave: Bravo ju qoftë! Bursa është një kontribut i qytetit, jo për t’ju bërë të pasur, por për t’ju thënë, jo vetëm nxënësve me dhjeta, por edhe të tjerëve, se nëse duan të ecin përpara në jetë, duhet të mësojnë fort, derisa t’ia dalin, duke mos u dorëzuar e duke na bërë të gjithëve krenarë. Prindërit tuaj janë njerëz të thjeshtë, vijnë nga familje që kanë sakrifikuar shumë, disa prej tyre ndoshta ia kanë nisur nga zero në Tiranë, ndaj kam veç mirënjohje për ta, për nënat, baballarët, gjyshërit dhe gjyshet tuaja”, u shpreh Veliaj.

Pas çdo nxënësi të suksesshëm, shtoi ai, është një familje e fortë, por edhe një mësues dhe mësuese e përkushtuar. “Teksa kemi ndërtuar shkollat e reja, kam pasur fatin të njihem me shumë mësues dhe mësuese, me të cilët kam diskutuar edhe për familjen e tyre. Ndonjëherë, harrojmë se një mësues është edhe një nënë ose baba, që ka gjithashtu vështirësi në familje, që pati probleme gjatë Covid-it, që mund të ketë humbur shtëpinë gjatë tërmetit, përveç klasës. Ndonjëherë, harrojmë që mësuesit nuk janë mure prej gome, se edhe ata po kalojnë sfida të ngjashme me tonat, e megjithatë, e mbajnë veten me dinjitet, me kokën lart dhe një buzëqeshje, që të bën të mendosh se nuk kanë asnjë problem, se i vetmi shqetësim është fokusi te nxënësi apo nxënësja që kanë përpara. Faleminderit për këtë mision kaq të jashtëzakonshëm”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se përveç bursave për nxënësit me dhjeta, nga janari 2024 Bashkia e Tiranës do të mundësojë kurse digjitale falas te Qendra TUMO te Piramida. “Duke filluar nga data 1 Janar, të gjitha kurset tona do të jenë falas. Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim kemi vendosur që, për çdo djalë dhe çdo vajzë që dëshiron të marrë njohuri digjitale, ne do t’ua paguajnë bursën e plotë. Pavarësisht si e ka mbiemrin, pavarësisht nga çfarë familje vjen, pavarësisht nga e ka origjinën, ku jeton, dhe pavarësisht gjendjes ekonomike, çdo çun dhe çdo gocë në Tiranë duhet ta ketë njësoj mundësinë që aftësohet me kurse digjitale”, nënvizoi ai.

Kreu i bashkisë falënderoi edhe nxënësit që aktivizohen si vullnetarë në shumë aktivitete apo aty ku ka nevojë qyteti. “E them shpesh: Kush është i mirë, i bën të gjitha! Çunat dhe gocat e Tiranës jo vetëm dalin me dhjeta, jo vetëm shkëlqejnë nëpër olimpiada, nëpër konkurse, por janë aty sa herë ka nevojë qyteti, nëse është një maratonë, nëse është një koncert, nëse është një aktivitet, nëse janë vizitat në prag të festave për të ndihmuar në qendrat sociale, në shtëpitë e fëmijës, apo qoftë edhe një komshi, ose një të afërm që ka nevojë. Këtë vit, shumë prej jush keni qenë vullnetarë, ndaj dua t’ju falënderoj me gjithë zemër”, u shpreh ai.

Veliaj bëri edhe një apel për këdo që ka mundësi për të kontribuuar këtë fundvit e për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë, duke dhuruar diçka në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës.

Related

Previous Post

Meghan Markle mund të kthehet në familjen mbretërore, por me një kusht

Next Post

“Ligjet” miratuan ndryshimet e propozuara nga PS, reagon Tabaku: Mazhoranca po e përdor për favor dhe kontroll

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.