• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu në familjen e re të Emës: Birësimi, frymëzim për të gjithë! Çdo fëmijë meriton të rritet i lumtur

12/19/2023
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu në familjen e re të Emës: Birësimi, frymëzim për të gjithë! Çdo fëmijë meriton të rritet i lumtur
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Jeta e Anjeza Sanços dhe Melsi Aliajt do të ndryshonte përgjithmonë në momentin që ata vendosën të birësonin një fëmijë dhe ditën që ata morën për vogëlushen me emrin Ema.
Të dy janë profesionistë në fusha të ndryshme, Anjeza me një karrierë prej 20 vitesh në sektorin bankar dhe Melsi në fushën e IT-së, tashmë ndjehen të bekuar dhe të lumtur që janë bërë prindërit e Emës, vogëlushes e cila deri para një viti ishte nën përkujdesjen e stafit të Shtëpisë së Foshnjës Hana dhe Rozafa.
Në kuadër të festave të fundvitit dhe Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në shtëpinë e tyre e cila, siç dhe shprehen ata, ka marrë ngjyra të tjera që sapo Ema është bërë pjesë e jetës së tyre.
Sipas saj, kjo familje e mrekullueshme është frymëzim edhe për çiftet e tjera që dëshirojnë të kenë një fëmijë dhe t’u japin dashuri dhe siguri për të ardhmen e tyre.
“Eksperienca më e bukur e jetës time. Është një ëndërr e bërë realitet për të dy ne. Mezi e kemi pritur. Sot më duket sikur ka kaluar shumë pak kohë”, shprehet Anjeza e cila rrëfen se nuk do ta harrojnë kurrë ditën e parë që takuan Emën.
“Ema ka një buzëqeshje të paparë dhe ne sapo pamë buzëqeshjen ndamë mendimin se ajo ishte”, – u shpreh nëna e vajzës në bashkëbisedim me ministren Koçiu.
Anjeza thekson se “të sjellësh në jetë një fëmijë është bekim por patjetër që në momentin që ti nuk e ke atë mundësi ti japësh jetë ti japësh familje një fëmije që ekziston sot në këtë botë është një mundësi e dytë për ty që nuk e sjell dot vetë, por një mundësi e dytë edhe për fëmijën që është në këtë botë dhe që duhet të përballet me shumë sfida dhe pse jo me një familje të kompletuar që i ka mundësitë”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se “fëmijët janë prioritet i yni, ku tashmë me forcimin e kritereve dhe zgjatjen e procedurave nga qeveria shqiptare për birësimin e një fëmije përbëjnë kusht kryesor si për mirërritjen e tij ashtu edhe për gjetjen e familjes që garanton mirëqenien e tyre”.
Koçiu ka nënvizuar se deinstitucionalizimi për fëmijët pa kujdes prindëror është prioritet i MSHMS-së, por edhe një çështje që na përket të gjithëve pasi çdo fëmijë meriton një familje që të rritet i lumtur dhe i rrethuar me dashuri.
“Synimi ynë do të vijojë të jetë ulja e numrit të fëmijëve në institucione dhe sigurimi i një mjedisi familjar për këta fëmijë”, ka deklaruar ministrja Koçiu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Albana Kociubiresimifamilja Emes
Previous Post

Vrasja e Liridona Ademajt, reagon Prokuroria, çfarë po ndodh me hetimet

Next Post

Gjyqi ndaj Belerit në GJKKO, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve, çfarë ndodhi në seanc

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.