• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Flotës së ambulancave i shtohen automjete të reja / Ministrja Koçiu: Vijojmë investimet, shërbime në kohë në gjithë territorin

12/19/2023
in Slider, Sociale
Flotës së ambulancave i shtohen automjete të reja / Ministrja Koçiu: Vijojmë investimet, shërbime në kohë në gjithë territorin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, mori pjesë sot në ceremoninë e dhurimit të 7 autoambulancave organizata ndërkombëtare humanitare Islamic Relief Albania në Shkodër, në kuadër të projektit “Qasje e Integruar Drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm për Komunitetet në Shqipëri”.
Autoambulancat e reja do të vihen në shërbim të disa spitaleve në vend, si në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Dibër dhe Gramsh.
Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se këto autoambulancat do të jenë një vlerë e shtuar për funksionimin e flotës sonë, e cila pothuajse çdo vit ka ardhur me një numër në rritje.
Duke pasur në fokus forcimin e strukturave dhe përgjigjes ndaj emergjencave dhe urgjencave, ministrja Koçiu tha se po punohet për të përmirësuar akoma më shumë Urgjencën Kombëtare e cila tashmë është ngritur në një stad tjetër.
Ajo theksoi se në këto 4 vite falë mbështetjes së qeverisë është mundësuar fuqizimi i flotës së autoambulancave në territor me 106 autoambulanca të reja të pajisura me të gjithë mjetet jetëshpëtuese, duke e fuqizuar dhe modernizuar shërbimin e urgjencës paramjekësore, për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje për urgjencë mjekësore nga qytetarët në të gjithë territorin në mesatarisht 15 minuta.
“Ka një flotë të dyfishuar autoambulancash. Janë 106 ambulanca të reja të cilat i janë shtuar flotës ekzistuese nga viti 2019. Sot me këtë donacion i shtohen edhe 7 autoambulanca të tjera. Janë të gjitha të mirëpajisura duke bërë të mundur që jo vetëm të shërbejnë si transportues të pacientëve, por edhe të ofrojnë ndihmën e parë aq të domosdoshme dhe shpeshherë, pse jo, edhe të shkurtojnë kohën nga momenti kur një pacient drejtohet në një strukturë spitalore apo edhe ta shmangin në rastet më të shumta, një shtrim në spital apo një dërgim pacienti te një strukturë shëndetësore, pasi fare mirë mund të ofrojnë shërbim parësor të drejtë për drejtë brenda këtyre automjeteve”, – u shpreh Koçiu.
Ministrja nënvizoi se falë investimeve, autoambulancat nuk janë më thjesht mjeti që transportonte të sëmurin në spital, por mundësojnë që shërbimi të merret menjëherë, pa patur nevojë për transport në spital të më shumë se gjysmës së qytetarëve të cilëve u është ofruar ndihmë.
Të gjitha autoambulancat janë të pajisura me aparaturat e nevojshme që u vijnë në ndihmë në mënyrë të veçantë personave të intubuar.
“Kjo është vlera e shtuar e këtij shërbimi pa dashur të mbingarkojmë strukturat shëndetësore, por duke i dhënë një shërbim të drejtë për drejtë kujtdo që ka një nevojë emergjente, por jo të domosdoshme për t’u shtruar në spitale”, vuri në dukje ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Urgjenca Kombëtare mbetet një nga boshtet kryesore dhe më të forta të sistemit shëndetësor, e cila kryen 350 deri në 400 misione në banesë dhe pret 1500 deri në 2000 telefonata në ditë nga i gjithë territori i vendit.
MSHMS do të vijojë investimet për fuqizimin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës sikurse është edhe ndërtimi i qendrës së back up të koordinimit të urgjencës paramjekësore në Vlorë, duke rritur kapacitetet pritëse të thirrjeve në qendrën unike – në numrin 127.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Albana Kociuflota e ambulancaveinvestimemjete te reja
Previous Post

Vangjush Dako dhe Fredi Beleri transferohen nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, zbulohet arsyeja

Next Post

Çfarë po bën Luizi tek shtëpia e “BBV”?

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.