Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përfunduar procesin e rivlerësimit për ish prokurorin Brahim Dragjoshi pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 315, datë 16.11.2020.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, në mënyrë unanime, vendosi:
Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Brahim Dragjoshi pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.12.2023.