Tifozgrupi më i madh i kombëtares shqiptare, Tifozat Kuq e Zi do të festojnë të shtunën 20-vjetorin e themelimit me një festë madhështore në Tiranë. Në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë i gjithë vendi do të jetë me ngjyrat kuq e zi.
Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj feste që përkon dhe me kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024”. “Përshëndetje! Jemi në Bashkinë e Tiranës me grupin organizator të tifozëve kuqezi, që siç kemi festuar për sukseset e Kombëtares, kanë edhe ata një histori suksesi 20 vite klubi më intensiv, më entuziast, edhe më mbështetës i Kombëtares sonë. Por përpara se të fillojnë festat, Krishtlindje dhe Viti i Ri, kanë një megafestë nesër, ditën e shtunë, në orës 6 pasdite në sheshin “Skënderbej”, ku kemi dhe disa surpriza me kostume, me këngë, me valle”, thekson kryebashkiaku Veliaj.
Do të ketë shumë të ftuar special, ku mes tyre do të jetë edhe Ilir Shaqiri. Madje ky i fundit vjen me një këngë enkas dedikuar tifozëve KUQ E Zi, ndërsa titullohet: “Përjetësisht me ty Shqipëri”.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...