Situata në pallatin 12-katësh në Lushnje, i cili prej mesditës së sotme është përfshirë nga flakët vijon të mbetet e rëndë dhe kaotike.
Forcave zjarrfikëse të qytetit, fillimisht iu bashkua shërbimi zjarrfikës i Tiranës, e tanimë të pranishëm janë edhe forcat RENEA.
Sipas ministres së Shëndetësisë, aktualisht në urgjencën e spitalit të Lushnjes po marrin ndihmë mjekësore 35 persona, mes tyre punonjës zjarrfikës, efektiv policie e fëmijë.
Fatmirësisht të gjithë personat që po trajtohen në spital janë në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në pallatin 12-katësh po punohet për avakuimin e të gjithë banorëve, ky dyshohet se janë ende të bllokuar edhe 40 persona.
Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Zjarri dyshohet se ka nisur katin e tretë, i cili është qendër tregtare, në një dyqan këpucësh që ka qenë i mbyllur në momentin që ka rënë