• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Bashkohen dy anët e “Tunelit të Murrizit”, Rama dhe Balluku inspektojnë punimet

12/26/2023
in Politikë, Slider
Bashkohen dy anët e “Tunelit të Murrizit”, Rama dhe Balluku inspektojnë punimet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në Tunelin e Murrizit, i cili ka “gjetur dritën” duke përmbushur një nga segmentet më të vështira, të projektit të Rrugës së Arbrit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ky tunel, siç thekson kryeministri, ka nisur në bitin 2018, por për shkak të përbërjes gjeologjike punimet në këtë segmente kanë qenë sfiduese.

“Ndodhemi në tunelin kryesor të Murrizit. Një tunel i përbërë nga dy tuba. Ndodhemi në tubin kryesor, ndërkohë që tubi tjetër është tubi ndihmës, lidhen me njëri tjetrin me 11 nyje lidhëse, 3 prej të cilave janë më të gjëra dhe kanë mundësi shkëmbimi. Gjatësia e këtij tuneli është 3789 metra, ndërkohë e tunelit ndihmës 3781 metra. Lartësia këtu është 6.8 metra, ndërkohë që tuneli ndihmës është 4.2 metra. Ka qenë një vepër me infrastrukturë jashtëzakonisht sfiduese. E kemi nisur këtë tunel në maj të vitit 2019, ndërkohë tunelin ndihmës e kemi nisur në korrik të 2019.  Na është dashur të përballemi me shumë sfida, pasi gjeologjia është totalisht e paqëndrueshme dhe volumet e kërkimit kanë qenë të mëdha.

Janë përdorur më shumë se 26 ton hekur, pasi ka qenë shumë  e nevojshme që të strukturoren në mënyrë të tillë për të qëndruar.  Ka patur një angazhim shumë të madh nga të gjitha grupet që kanë qenë duke punuar. Kemi patur katër fronte që kanë qenë duke punuar dhe nga përllogaritje na janë dashur më shumë se 1400 ditë për tunelin e vogël dhe më shumë se 1600 ditë për këtë tunel.

Sot jemi në fazën finale praktikisht. Kemi nisur nga e premtja e shkuar që të shohim dritë nga ana tjetër dhe sot është përfundimi dhe këtu hapen dhe mbarojmë përfundimisht gërmimet.” – detajoi Zëvendëskryeministrja Balluku.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën me ritme të përshpejtuara dhe vuri theksin tek cilësia e punimeve. “Ishte një shenjë e mirë që u hap para se të mbarojë viti se këtë ne nuk e prisnim. Ishte përshpejtim!  Thjeshtë ta mbarojmë me kulmin e cilësisë, pastaj kur të mbarojë të mbarojë. Brenda viti tjetër s’diskutohet, por le t’ia lëmë dhe pak fatit këtu se këtu çfarë s’kemi parë. Tani gjithësi është më në kontroll puna”. –u shpreh kryeministri Rama.

Related

Previous Post

55 fitues të Olimpiadave Kombëtare 2023, Manastirliu: Mbështesim talentet, mirënjohje mësuesve për punën e tyre

Next Post

Blerando pranon publikisht ndjenjat për Albën, po ajo?

Lajme të ngjashme

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

by redaktor2
09/02/2025
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.