• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tërmeti i fuqishëm në Japoni, shkon në rreth 50 numri i të vdekurve. Ekipet vijojnë punën për shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënoja

01/02/2024
in Rajoni & Bota, Slider
Tërmeti i fuqishëm në Japoni, shkon në rreth 50 numri i të vdekurve. Ekipet vijojnë punën për shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënoja
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Japoni, po shtohet numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi pjesën perëndimore të vendit. Mediat lokale thonë se deri më tani 48 persona kanë humbur jetën. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tërmeti me magnitudë 7.6 e pati epiqendrën në prefekturën Ishikava, zona që u godit më rëndë nga lëkundjet.

Kryeministrit i Japonisë, Fumio Kishida tha të martën se është njoftuar për dëme të mëdha në zonën bregdetare perëndimore si pasojë e një sërë tërmetesh që tronditën vendin, ditën e vitit të ri.

“Tani që është ulur niveli i paralajmërimit për cunami, do jemi në gjendje të përdorim rrugë transporti detar. Po përdorim çdo rrugë për të dërguar të gjithë ndihmën e nevojshme në zonat e goditura. Po tentojmë të mbledhim të gjithë informacionin e mundshëm, por për shkak të bllokimit të rrugëve është shumë e vështirë të kemi qasje në pjesën veriore të gadishullit Noto”, tha kryeministri Fumio Kishida.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonat e izoluara, në gadishullin e Notos, në prefekturën e Ishikavës, ku dyshohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë.

33 mijë banesa në këto zona dyshohet se janë pa energji, ndërsa temperaturat shënojnë nën zero.

Kryeministrit japonez tha se mijëra pjesëtarë të ushtrisë, policisë dhe ekipeve zjarrfikëse janë dërguar për të dhënë ndihmë.

Përmes një deklarate, Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme ofronin të gjithë ndihmën e nevojshme për autoritetet japoneze.

Ndërkohë, mediat lokale në Japoni, njoftuan se 5 nga 6 anëtarët e ekuipazhit të një avioni të Rojes Bregdetare humbën jetën pasi u përplasën me një avion të linjës ajrore “Japan Airlanes”.

Përplasja ndodhi në aeroportin e Tokios Haneda. Roja Bregdetare tha se avioni i saj po transportone ndihma për në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm. Të 379 personat që udhëtonin me linjën “Japan Airlines” mundën t’i shpëtonin mrekullisht zjarrit.

Related

Previous Post

Këtë vit kemi dasmë, balerina e njohur shqiptare i jep fund beqarisë

Next Post

“Viti 2024 e gjeti Shqipërinë rreshtuar krah autokracive”, deputeti Baçi: Duan të vendosin taksokracinë duke asgjësuar demokracinë, por…

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.