• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu në kantierin e Spitalit të ri të Krujës: Me buxhetin e 2024-ës investimet në struktura spitalore do të shtrihen në të gjithë vendin

01/06/2024
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu në kantierin e Spitalit të ri të Krujës: Me buxhetin e 2024-ës investimet në struktura spitalore do të shtrihen në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektoi sot punimet që po vijojnë me intensitet për ndërtimin e Spitalit të ri të Krujës “Dr. Stefan Gjoni”, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Investimi për rindërtimin e godinës së këtij spitali përfshin jo vetëm transformimin e ambienteve për stafin shëndetësor dhe qytetarët, por edhe zgjerim të kapaciteteve.

Ministrja Koçiu u shpreh se Spitali i ri i Krujës do të ketë kushte bashkëkohore si dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së fundit me qëllim që t’u ofrojë një shërbim sa më cilësor afro 83 mijë qytetarëve të kësaj zone.

Gjatë fjalës së saj, ministrja u ndal edhe të kantieret e reja të infrastrukturës spitalore që do të shtrihen në të gjithë vendin me buxhetin e vitit 2024.

“Me buxhetin e vitit 2024 nuk do të vijojnë punimet jo vetëm në këtë infrastrukturë spitalore, por do të shtrihen në të gjithë vendin. Do të jenë edhe struktura spitalore si Gjirokastra, Spitali i Dibrës i cili fillon punimet vetëm pak javë më pas, spitali i Korçës. Ndërkohë që janë Spitali Psikiatrik i Elbasanit, Spitali Psikiatrik i Vlorës dhe 60 qendra shëndetësore, të cilat gjithashtu i shtohen infrastrukturës shëndetësore tërësisht të rehabilituar dhe që do të përfundohen brenda vitit 2024 falë buxhetit të shtetit, por dhe mbështetjes së Bankës Botërore”, deklaroi Koçiu.

Spitali i ri i Krujës do të ketë një kapacitet prej 124 shtretër, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit. Qytetarët do të mund të marrin një sërë shërbimesh në Spitalin e Krujës si në patologji, pediatri, shërbimin e obstetrikë gjinekologjisë, të kirurgjisë, radiologjisë, në fizioterapi si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore. Në Spitalin e ri të Krujës do të ofrohen edhe shërbimet e Poliklinikës. Aktualisht të gjitha shërbimet e Spitalit e Krujës janë transferuar në godinën e Maternitetit dhe në Qendrën shëndetësore të qytetit.

Related

Tags: InspektimMinistrja KociupunimeshSpitali Krujes
Previous Post

Shteti serb arreston qytetarin e Kosovës, kishte qenë ushtar i UÇK-së

Next Post

Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, reagon këngëtarja Zajmina Vasjari dhe jep një tjetër version për ngjarjen: Ishte më e shkëlqyera e kompanisë!

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.