• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Investime të reja në Universitetin Bujqësor, Manastirliu: Plani ynë, diploma të përbashkëta me Universitetin e Vienës

01/08/2024
in Slider, Sociale
Investime të reja në Universitetin Bujqësor, Manastirliu: Plani ynë, diploma të përbashkëta me Universitetin e Vienës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka përfunduar rindërtimi i godinës së Fakultetit të Bioteknologjisë së Ushqimit dhe Klinikës Veterinare.
“Ky është vetëm fillimi e një sërë investimesh”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila pa nga afër investimet e reja në UBT.
Falë këtij bashkëpunimi, janë financuar dhe zbatuar dy projektet madhore; Rindërtimi i Godinës së Fakultetit të Bioteknologjisë së Ushqimit dhe ai i Klinikës Veterinare.
“Ky është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe qeverisë shqiptare, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit universitar në një prej Universiteteve më të mira të vendit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, unik në vendin tonë. Duke qenë se i shërbejnë blegtorisë dhe zhvillimit ekonomik, bujqësor dhe blegtoral, por nga ana tjetër edhe aspekteve që lidhen me kërkimin shkencor të një universiteti dhe specifikisht të fakultetit të bioteknologjisë të ushqimit edhe mjedisit, është në fokusin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për ta zhvilluar më tej, me qëllim rritjen e cilësisë e edukimit akademik dhe të kërkimit shkencor”, tha Manastirliu.
Rikonstruksioni ka siguruar kushte të përshtatshme mësimore dhe laboratorike për 2.400 studentë dhe 140 pedagogë nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Klinikës Veterinare. Ministrja Manastirliu u ndal dhe në rëndësinë e këtyre dy sektorëve.
“Ne e dimë rëndësinë që po merr gjithnjë e më shumë mjekësia veterinare, dhe duke qenë se për ne ka një rëndësi maksimale kjo linjë në raport edhe me forcimin e kapaciteteve, vendosëm të investojmë në këtë strukturë shërbimesh. Tashmë ky investim ka përfunduar dhe është funksional, u shërben studentëve, por gjithashtu krijohen kushte shumë të mira pune për pedagogët dhe stafin e këtij fakulteti. Sigurisht kjo për ne është shumë e rëndësishme, se ka rritur interesin e studentëve për të studiuar në degën e mjekësisë veterinare, sepse koha e kërkon, ekonomia e kërkon, sektorët zhvillimorë e kërkojnë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit u ndal edhe në investimin e ri në Fakultetin e Bioteknologjisë së Ushqimit. “Pas përfundimit të investimit në godinën e Fakultetit të Bioteknologjisë së Ushqimit nga pikëpamja infrastrukturore, këtë vit do të ketë të gjitha pajisjet biomjekësore që nevojiten si dhe do të investohet në laboratorë të tjerë shkencorë. Kështu investimi do të marrë vlerën e tij të plotë, përsa i përket strukturave që ky fakultet ofron dhe nga ana tjetër t’u shërbejnë studentëve dhe pedagogëve”, tha Ministrja e Arsimit Ogerta Manasitrliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka një numër prej 6,377 studentësh, në 5 fakultetet e Mjekësisë Veterinare, Bujqësisë dhe Mjedisit, Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Bioteknlogjisë dhe Ushqimit dhe Falultetin e Shkencave Pyjore ku zhvillohen dhe 78 programe studimi.
Për të intensifikuar ndërkombëtarizimin, UBT ka programe të përbashkëta në bashkëpunim me universitete të huaja. Ministrja Ogerta Manastirliu tha se, në këtë drejtim po punohet fort që diplomat tona të njihen dhe në vendet evropiane.
“Fokusi ynë është që ta zhvillojmë edhe më tej bashkëpunimin me programe të përbashkëta me universitete prestigjioze në Evropë. Ne po konsolidojmë dhe ta formalizojmë marrëdhënien me Univesitetin Boku të Vienës. Me një plan 4-vjeçar ne duam që të unifikojmë të gjitha programet e Universitetit Bujqësor të Tiranës me atë të Vienës, në mënyrë që të kemi programet e përbashkëta, diploma të përbashkëta, për të arritur të njëjtin nivel dhe standard me Universitetin e Vjenës. Kështu do ta kemi Evropën në Shqipëri edhe nëpërmjet unifikimit të programeve, rritjen e cilësisë së stafit, rritjes së performacës së universitetit dhe për të garantuar që edhe diplomat tona të njihen në vendet europiane”.

Related

Previous Post

Elva Margariti largohet nga Qeveria, Ervin Metes i ‘sharrohet’ portofoli! Çfarë do të këtë në përbërje ‘super ministria’ e Blendi Gonxhes

Next Post

“Rezultatet e vitit 2023 duhen përmirësuar akoma”- Ministri Balla: Kontroll edhe më i fortë në mbarë vendin, nga Policia e Shtetit pres…

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.