Policia e Shtetit
Hetime dhe operacione të përbashkëta me homologët, për goditjen e krimit të organizuar.
Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës, operacioni policor i koduar “Antwerp”.
Operacioni, për shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.
Gjatë operacionit janë vënë në pranga në Belgjikë, 18 shtetas, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuiar operacioni policor i koduar “Antwerp”.
Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit.
Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me Policinë shqiptare, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas (12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.
Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë:
V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç.
Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit.