Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tregon që shumë qytetarë kanë marrë konsulta online dhe kujdesin shëndetësor nga mjeku i familjes.
Me anë të një statusi në rrjetin e saj social, Koçiu publikon shifrat e vizitave dhe konsultave online falas që janë kryer gjatë vitit 2023, duke treguar dhe njëhërë besueshmërinë qe kanë qytetarët te sistemi shëndetësor.
POSTIMI I MINISTRES:
Rreth 6.5 milionë vizita dhe konsulta online falas janë kryer gjatë vitit 2023 nga mjeku i familjes në kujdesin parësor duke ofruar shërbim cilësor dhe në kohë ndaj qytetarëve.
Rreth 890 mijë vizita janë kryer nga mjekët specialistë në Qendrat Shëndetësore, spitalet rajonale dhe bashkiake nga veriu në jug të vendit.
Çdo ditë të angazhuar për të ofruar shërbimin universal në shëndetësi.