• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Zgjidh zanatin”, Manastirliu: 400 nxënës u transferuan në arsimin profesional

01/15/2024
in Slider, Sociale
“Zgjidh zanatin”, Manastirliu: 400 nxënës u transferuan në arsimin profesional
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në kuadër të fushatës “Zgjidh Zanatin”, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim në mjediset e reja të shkollës “28 Nëntori” në Burrel, me drejtues të Bashkisë Mat, përfaqësues të drejtorisë arsimore, nxënës të klasave të nënta dhe të viteve të para gjimnaz të shkollave të Matit, mësues dhe prindër. Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i arsimin profesional, si një mundësi e shkëlqyer për një punë të sigurt dhe të mirëpaguar.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj theksoi ndryshimet dinamike në tregun e punës sot dhe nevojën për profesionistë dhe zanatçinj. “Tregu i punës sot po ndryshon shumë. Kërkohet shumë profesionisti, kërkohet zanatçiu në një ekonomi, e cila është dinamike dhe që ndryshon shpejt. Për arsyet e zhvillimeve të kohës kërkohet që të rinjtë të dalin shpejt në tregun e punës për të mundësuar pikërisht zhvillimin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Dhe ju e dini që Shqipëria në vitin që lamë pas ka pritur mbi 10 milionë turistë dhe imagjinoni sesa shumë shërbime duhet që ne të ofrojmë dhe shërbime cilësore, në hoteleri turizëm. Kemi nevojë që të kemi jo vetëm profesionistë të zotë, por të kemi edhe profesionistë të shumtë në numër,” tha Ministrja.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me strukturat e Arsimit Profesional, për të mundësuar transferimin pa burokraci të nxënësve që kanë prirje drejt zanateve, nga vitet e para të gjimnazit, drejt shkollave profesionale, janë mbi 400 nxënës që kanë bërë këtë zgjidhje gjatë dy muajve të fushatës “Zgjidh Zanatin”.

“Në dy muaj e fundit të vitit ne realizuam një tjetër bashkërendim me mësuesit, me drejtuesit e shkollës, me drejtoritë arsimore, me shkollat dhe drejtuesit e arsimit profesional për të transferuar drejt arsimit profesional nxënësit e viteve të para gjimnazit që kanë një prirje drejt arsimit profesional dhe nuk kanë arritje të mëdha në arsimin e përgjithshëm, duke mundësuar gjithashtu që dhe ata që kanë talente të shkojnë drejt arsimit profesional ndërkohë që kanë filluar gjimnazin. Vetëm në dy muajt e fundit, ne kemi arritur që të transferojmë në arsimin profesional mbi 400 nxënës”, tha Manastirliu.

Fushata “Zgjidh Zanatin”, e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka mundësuar që të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e arsimit profesional. Transferimi nga gjimnazi në arsimin profesional u ka ofruar nxënësve që kanë prirje dhe talente të veçanta, të ndjekin një rrugë më të përshtatshme për zhvillimin e tyre profesional dhe personal, në përgjigje të nevojave të tregut të punës.

Related

Previous Post

”Medalja e Mirënjohjes” për kampionen e Bodybuilding, Getta Beqa, Veliaj: “Krenar për vajzat dhe gratë shqiptare që kanë suksese në botë”

Next Post

Sherr mes dy banoreve të BBV, debati degradon në konfrontim fizik! Roza Lati debat me gazetaren: Rri si femër, jo si lac

Lajme të ngjashme

Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

by redaktor2
06/14/2025
0

Java Kulturore Franceze këtë vit vjen me një edicion të veçantë në Korçë. Nga data 14 deri më 24 qershor,...

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale

Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale

by redaktor2
06/13/2025
0

Dita e fundit e shkollës për gjimnazet e Durrësit është mbyllur me një orë Edukimi Mediatik, transmeton ora. Fushata e...

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

by redaktor2
06/13/2025
0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.