• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj: Fokusi ynë ta bejme Tiranen histori suksesi; PD në hall se kush ka turnin e radhës te rrugica e Salës

01/15/2024
in Politikë, Slider
Veliaj: Fokusi ynë ta bejme Tiranen histori suksesi; PD në hall se kush ka turnin e radhës te rrugica e Salës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në aktivitetin e organizuar për 32-vjetorin e themelimit të FRESSH, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, komentoi dhe masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën.
Duke folur përpara të rinjve dhe të rejave të këtij forumi, Veliaj deklaroi se PD është katandisur në një rrugicë. Ai theksoi se fokusi dhe energjia e PS janë transformimi i Tiranës në një histori suksesi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Teksa po vija këtu, dëgjoja 2 vetë që po kërkonin orientim në telefon, edhe po pyesnin: “Ku i bie fiks kjo rrugica e Salës?” Dikush po i orientonte sepse kishin orën e protestës atje. Nga njëra anë më erdhi për të qeshur se as nuk e dinin ku ishte rrugica që duhet të protestonin. E kuptova që ishte një hall që i kishte zënë dhe që duhet ta konsumonin si hall, edhe si shërbim ndaj partisë. Po sa mirë që fokusi ynë, energjia jonë, është te fakti se si do jetë Tirana një histori suksesi, kur ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, kur u bë Qyteti Europian i Sportit, këtë muaj që marrim Presidencën e “B-40”, vitin tjetër kur do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Këto janë çështje reale, jo kush e ka radhën te turnet te rrugica”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se PS nuk duhet të vetëkënaqet nga derexheja ku ka përfunduar opozita. Ai theksoi se kjo gjendje e opozitës është edhe një kambanë alarmi që një parti që nuk hapet dhe nuk reformohet, është e destinuar të degradojë. “Por, kush gëzohet sepse kundërshtarët tanë janë në këtë derexhe, bën një gabim të madh. Ju kujtohet, në vitin 2013 kishin gjithë Shqipërinë, në vitin 2010 kishin Tiranën, në vitin 2017 gjithë bulevardin, më kujtohen çadrat, pastaj kishin gjithë oborrin e partisë së tyre, tani kanë një rrugicë dhe nga një rrugicë po kthehen në një dritare. Besoj që mësimi më i madh nuk është gëzimi sesi kokoshi u kthye në një thelë, sesi nga një parti që drejtonte Shqipërinë, përfundoi te një qytet, pastaj te një bulevard, pastaj te një rrugicë, pastaj te një dritare. Ai në fakt është një kambanë alarmi që një parti që nuk hapet, që nuk reformohet, që nuk lëviz, që nuk mat pulsin e shoqërisë, që nuk ecën me ritmin e rinisë është e destinuar të degradojë”, deklaroi Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

Related

Tags: Erion Veliajfokusi jonehallPDTirana
Previous Post

32-vjetori i FRESSH, Veliaj: “Organizata rinore me energjike, qe frymezon; Te ftojmë të rinjtë e talentuar, që t’i bashkohen familjes sonë të madhe”

Next Post

Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Askolit: “Bashkëpunim mes qyteteve për shkollat, kopshtet, çerdhet”

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

by redaktor2
06/05/2025
0

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.