• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet 2025, Veliaj: “Në Rrogozhinë treguam se nëse bëjmë punë të mira, njerëzit besojnë dhe rezultati është pozitiv”

01/18/2024
in Politikë, Slider
Zgjedhjet 2025, Veliaj: “Në Rrogozhinë treguam se nëse bëjmë punë të mira, njerëzit besojnë dhe rezultati është pozitiv”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Rrogozhina, ku zhvilloi një takim me strukturat socialiste, drejtuesi i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se fitorja e fundit për bashkinë e këtij qyteti tregoi se nëse punon mirë, atëherë qytetarët ta japin sërish besimin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Në dy zgjedhjet që patëm në Rrogozhinë, mësuam se kur toka nuk punohet mirë, jep një rezultat modest. Nuk po them humbës sepse gjithsesi ishte fitore me pak vota. Por, qartazi, kur toka punohet, ajo të sjell rezultat krejt tjetër. Toka duhet punuar jo vetëm me një punë konstante, por edhe me shumë njerëz në arë. Nëse ka shumë duar që plugojnë, prashisin, korrin, sigurisht e mbarojnë më shpejt atë punë. Ndaj, në këtë sens, në këtë fazë ku jemi ne duhet të aplikojmë filozofinë që kemi aplikuar gjithmonë dhe që na ka prodhuar fitore. I fillojmë punët pak më herët dhe në këtë mënyrë kryejmë të gjitha detyrat që kemi, për të qenë gati ditën e zgjedhjeve dhe jo për ti lënë gjërat në minutën e fundit”, tha Veliaj.

Është për të ardhur keq, tha Veliaj, që partisë opozitare tashmë i ka ngelur të menaxhojë vetëm një dritare, sepse sipas tij mendonte vetëm për veten e jo për njerëzit.

“Është e dhimbshme të shohësh se si një parti që qeveriste gjithë Shqipërinë ka përfunduar kështu: në 2013 humbi dhe i mbeti vetëm Tirana, pastaj humbi edhe Tiranën; në 2017 kishte vetëm Bulevardin, pastaj nga Bulevardi në 8 Janar kishte vetëm oborrin e selisë së saj, ku shqyen njeri-tjetrin, mandej nga oborri i partisë kanë përfunduar në rrugicën “Musatafa Matohiti” dhe nga një rrugicë po përfundojnë në një dritare. Ne s’kemi asgjë të sigurt sepse kështu thamë herën e parë në Rrogozhinë dhe doli që s’e kishim. Fakti që qytetarët reaguan mbas asaj zgjedhjeje të parë dhe na dhanë një besim shumë më të madh në zgjedhjen e dytë, do të thotë se toka po të punohet, ka rendiment”, tha Veliaj.

Related

Tags: Erjon VeliajRrogozhinezgjedhjet 2025
Previous Post

Begaj dekretoi ligjin për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Bardhi: Nëse Rama do jepte mundësinë për ta rishikuar, Presidenti do të…

Next Post

Jul Deda lë “me gojë hapur” Romeo Veshajn: Donaldi u lidh në BBV dhe u…

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.