Portieri i Tiranës, Visar Bekaj bëri disa pritje vendimtare në derbin e fituar 0-2 ndaj Partizanit. Bekaj dha prononcimin e tij pas ndeshjes, ku tha:
“Kur humbëm penalltinë isha optimist për fitore, pas të kuqit doja edhe barazim. Pas golit shpresa ishte e madhe. U shqetësova nga sulmet e Partizanit, të kënaqemi nga kjo fitore. Te Tirana kam ndjerë mikpritje dhe e shijoj.
Titullar te Kosova? Detyra ime është të punoj, të kap një ekip në Europë dhe të kap vendin në përfaqësuese.
Shiriti i kapitenit? Një përgjegjësi”.