• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Pesë fermerë që protestuan u shoqëruan në mënyrë të dhunshme”- Denoncimi i deputetit të PD: Qeveria le të lirë mafiozët dhe arreston blegtorët

01/23/2024
in Politikë
“Pesë fermerë që protestuan u shoqëruan në mënyrë të dhunshme”- Denoncimi i deputetit të PD: Qeveria le të lirë mafiozët dhe arreston blegtorët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti i PD, Luan Baçi ka reaguar pas protestës së fermerëve në Levan të Fierit, kundër monopolit të fabrikave të qumështit dhe uljen e çmimit të produkteve të tyre. Pas përfundimit të kësaj protestë, policia arrestoi 5 fermerë, ndërsa Baçi denoncon se ata janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Deputeti demokrat akuzon qeverinë se lë të lirë mafiozet dhe arreston blegtorët. Ai garantoi fermerët e të gjithë Shqipërisë se do të kenë mbështetjen e pakursyer të PD.

“Pesë fermerë që kanë protestuar sot në Levan te Fierit kundër monopolit të fabrikave të qumështit dhe uljen e çmimit të produkteve të tyre janë arrestuar.

Alket Çobo, Ervin Resuli e protestues të tjerë, janë shoqëruar në mënyrë te dhunshme nga banesat e tyre 3 orë pas përfundimit te protestës.

Ky është akti i radhës që qeveria e Edi Ramës bën kundër shqiptarëve që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat, dinjitetin dhe bukën e përditshme të fëmijëve.

Blegtorët, nga Fieri, Vlora dhe nga gjithë Shqipëria i sigurojmë për mbështetjen e pakursyer të Partisë Demokratike.

Protesta e blegtorëve nuk është shfaqje nga ato që bën qeveria, por klithmë nevoje. Është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë për litër vjet, në vetëm 120 lekë për litër sot. Kjo ka sjellë një krizë mbijetese për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset ose të therin tufat.

Blegtorët kanë paralajmëruar për intensifikimin e protestave, përfshirë bllokimin e rrugëve dhe refuzimin demonstrativ të dorëzimit të qumështit”, tha Baçi.

Related

Previous Post

Koçiu në Sarandë: Shtrirje e shërbimeve sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit

Next Post

Megaprocesi “Sky ECC” në Belgjikë, dëshmojnë 3 shqiptarë të tjerë. Çfarë thanë ata në lidhje me akuzat për përfshirjen në tregtinë e drogës

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Begaj me arbëreshët në Kalabri: Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë

Begaj me arbëreshët në Kalabri: Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë

by redaktor2
06/28/2025
0

Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis të kaluarës dhe të...

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.