• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Viti i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Plan i ri veprimi për ruajtjen e gjuhës me Akademinë e Shkencave

01/26/2024
in Slider, Sociale
Viti i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Plan i ri veprimi për ruajtjen e gjuhës me Akademinë e Shkencave
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sporteve po përgatit një plan veprimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Vitin e Gjuhës, me fokus ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit e gjithë sistemit tonë arsimor.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Këtë e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim të zhvilluar në Akademinë e Shkencave me studiues të gjuhës shqipe të Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe anëtarë të Komisionit të përhershëm të gjuhësisë dhe letërsisë pranë Akademisë së Shkencave.

“Në këtë vit do të intensifikojmë përpjekjet tona për të ruajtur, mbrojtur, dhe promovuar gjuhën shqipe, jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë botën, me një theks të veçantë në kontributin e vlerësuar të diasporës shqiptare. Ministria është e përkushtuar në intensifikimin e përpjekjeve në drejtim të fuqizimit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, duke filluar që nga parashkollorët deri tek nivelit universitar. Në këtë kuadër, ne kërkojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të Akademisë së Shkencave me institucionet arsimore, duke angazhuar studiuesit e gjuhës shqipe për të kontribuar në këtë mision të përbashkët. Duhet një plan i ri veprimi, që synon jo vetëm të rrisë njohuritë dhe fjalorin e përdoruesve të gjuhës shqipe, por edhe të fuqizojë rolin e mësuesisë në këtë drejtim”, tha ndër të tjera në bisedën me akademikët e gjuhës, Ministrja Ogerta Manastirliu.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se të gjithë së bashku duhet ta shfrytëzojmë këtë vit për të rimarrë të gjitha problemet
që lidhen me gjuhën dhe për të vendosur pastaj një bashkëpunim sa më të mirë institucional, midis katër komponentëve: Instituteve, Akademisë, Shkollave të
larta dhe Ministrisë për të garantuar që gjuha shqipe të jetë në standardet më të larta.

Në fund të takimit Ministrja e Arsimit dh Sportit, Ogerta Manastirliu ftoi akademikët të bëhen pjesë dhe të kontribuojnë në nismat që tashmë ka marrë MAS si; Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe në shkolla, Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të mësuesve, si dhe në modernizimin e kornizës kurrikulare dhe rivlerësimin e programeve ekzistuese.

Related

Previous Post

Koçiu i dorëzon Kartën e Autonomisë Menaxheriale QSUNT-së dhe katër Spitaleve Rajonale: Standarde më të larta për qytetarët, kushte e paga më të mira për mjekët

Next Post

Shtyhet procesi për inceneratorin e Tiranës, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.