Që prej rikonstruksionit të tij në 2016 nga Bashkia e Tiranës, Pazari i Ri është kthyer në një destinacion turistik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të gazetarit Blendi Fevziu i cili tregon historinë e ndërtimit të atij që konsiderohet si pazari më i vjetër i Tiranës. “MIRËMËNGJESI. Dhe me këtë video nga Blendi Fevziu për Pazarin e Ri të Tiranës që është në fakt pazari më i vjetër në qytet, ju uroj një javë të bukur”, shkruan Veliaj.
Falë investimit të Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Qeverisë dhe të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit, (AADF), e gjithë kjo zonë është transformuar në një hapësirë që funksionon 24 orë, ku paradite fokusi më i madh do të jetë tek çështjet e tregtisë dhe të pazarit dhe pasdite kryesisht në çështje të kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, siç mund të jenë shumë prej festave apo panaireve, duke gjeneruar mbi 1000 vende të reja pune.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...