• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Laborator i ri në gjimnazin “Myslym Keta”, Manastirliu: 25 laboratorë të Inteligjencës Artificiale në shkolla

01/31/2024
in Sociale
Laborator i ri në gjimnazin “Myslym Keta”, Manastirliu: 25 laboratorë të Inteligjencës Artificiale në shkolla
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte sot në Gjimnazin “Myslym Keta”, ku pa nga afër Laboratorin e ri të Inteligjencës Artificiale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Fakti që ne sot në shkollat tona kemi 25 laboratorë të Inteligjencës Artificiale, fakti që brenda 2 viteve do të kemi 2000 nxënës, të cilët do të trajnohen për programet e Inteligjencës Artificiale dhe më shumë se 140 mësues, gjithashtu janë trajnuar dhe bëhen pjesë e këtij rrjeti të madh të mësuesve, të cilët do të aftësohen edhe më  tutje për sa i përket teknologjisë së informacionit, është një bazë shumë e mirë e asaj që nesër të rrisim akoma më shumë numrin e laboratorëve të Inteligjencës Artificiale por mbi të gjitha të përfituesve të  këtyre laboratorëve.”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu vuri theksin te Programi i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, si një program dedikuar për formimin e vazhdueshëm të mësuesve, me një fokus të veçantë tek ata që mësojnë shkencat, gjuhët dhe teknologjinë (TIK). Ky program, tha Manastirliu, synon të mbështesë dhe të fuqizojë mësuesit në përmirësimin e aftësive digjitale, duke iu përgjigjur nevojave në zhvillimin e metodologjive të mësimdhënies në një botë gjithnjë e më të ndikuar nga teknologjia.

Shkolla “Myslym Keta” në Kombinat, po i nështrohet rikonstruksionit, me financim nga programi EU4Schools, zbatuar nga UNDP. Gjatë vizitës, Ministrja theksoi se brenda këtij viti, shkolla do të transformohet për të ofruar kushte të standardeve bashkëkohore. Kjo përfshin zgjerimin e kapaciteteve me klasa të reja, një palestër të re dhe një bibliotekë bashkëkohore.
 
“Palestra po rindërtohet me kushtet më të mira. Biblioteka e re dhe klasat shtesë do të bëjnë që gjimnazi “Myslym Keta” të jetë një institucion arsimor me standarde të larta,” tha Ministrja Manastirliu.
 
Ministrja shtoi se qëllimi është që brenda vitit të përfundojë rehabilitimi i 100 shkollave, nëpërmjet buxhetit të Ministrisë, bashkive dhe Programit të Rindërtimit, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Delegacioni parlamentar shqiptar takon Gabriel Escobar. Bardhi: Si vend i NATO-s, Shqipëria t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik

Next Post

Luiz Ejlli vjen me një lajm të bukur për fansat

Lajme të ngjashme

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Bajram Tiranës: Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave...

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Izet Onuzit: Kur kujton aksidentin e ndodhur më shumë se tridhjetë vite më parë, Izet Onuzi e pranon...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.