Në Ditën e Internetit të Sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Sinan Tafaj”, ku pati mundësinë të shohë dhe të dëgjojë për projektet e nxënësve, që janë bazuar në teknologjinë e avancuar, të krijuara në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale të kësaj shkolle.
“Laboratorët e Inteligjencës Artificiale, janë një prej atyre bërthamave në 25 shkolla të vendit, nëpërmjet të cilave ne kemi synuar që të projektojnë pikërisht ata të rinj të cilët, në të ardhmen do të merren me programimin edhe kodim. Ky projekt është më tepër ambicioz se kaq, sepse do të sjellë në shkolla frymën inovative dhe kreative për sa i përket fushës së Teknologjisë dhe Informacionit, që të rinjtë të mundet të eksplorojnë në laboratorin e Inteligjencës Artificiale”, tha Ministrja Manastirliu në bashkëbisedim me gjimnazistët e shkollës “Sinan Tafaj”.
Projekti “Inteligjenca artificiale për të rinjtë” i mbështetur nga INTEL dhe AADF, synon të edukojë dhe informojë brezin e ri për potencialet dhe risitë e inteligjencës artificiale. Ministrja Manastirliu tha se MAS do zgjerojë strukturat laboratorike të TIK në 216 shkolla në vend që do t’u shërbejnë jo vetëm nxënësve por edhe mësuesve, duke vënë theksin te rëndësia e trajnimit të mësuesve për të përdorur metodat më të fundit të mësimdhënies si dhe për rëndësinë e informimit të fëmijëve për internetin e sigurt.
“Jam e bindur që kjo i vlen shumë edhe mësuesve në kuadër edhe të trajnimit të tyre përmes Programit të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, në mënyrë që të kemi edhe mësuesit sa më të trajnuar me metodat dhe programet më të avancuara. Vetëm për këtë vit do të jenë rreth 4 mijë mësues të cilët do të trajnohen. Kryesisht janë mësues të matematikës, shkencave, gjuhës, dhe teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), për të avancuar drejt metodave efektive të mësimdhënies, që i shërbejnë mësuesve për t’ua bërë mësimin edhe më të lehtë, por edhe më tërheqës”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Laboratori i inteligjencës artificiale në gjimnazin “Sinan Tafaj” është pajisur me teknologji moderne dhe mjete didaktike që e bëjnë procesin mësimor më tërheqës dhe efektiv për nxënësit. Këtë vit shkollor, nxënësit e brezit të parë kanë filluar eksplorimin e moduleve të ndryshme të projektit, duke filluar nga njohuritë bazë për AI deri te proceset e avancuara të përpunimit të të dhënave.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...