Lufta” e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për kompaninë e verës e cila ishte në pronësi të përbashkët dikur, ka zbuluar një tjetër sherr të ish-çiftit i cili daton në vitin 2016.
Së fundmi, aktorja ka paraqitur në gjykatë një akuzë të rëndë ndaj ish-bashkëshortit të saj. Ajo e akuzon Pitt se ka dhunuar fëmijët e saj gjatë një udhëtimi në avion. 6 vite më parë teksa dyshja po fluturonin nga Franca për në shtëpinë e tyre në Los Angeles, kanë debatuar rëndë, ngjarje që ka përfunduar në ofendime, sharje dhe dhunë fizike.
Jolie pretendon se gjatë bisedës së tyre, Brad ka tentuar ta godasë, dhe në këtë moment për ta ndaluar kanë ndërhyrë fëmijët e tyre. Në këtë ndërhyrje, aktori ka plagosur njërin nga fëmijët, teksa ka goditur tjetrin në fytyrë.
Dokumentet pretendojnë se gjatë “shumë orëve të tensionuara” në fluturim, Pitt “periodikisht dilte nga pjesa e pasme e avionit për të bërtitur dhe sharë ndaj tyre” dhe “në një moment, ai derdhi birrë mbi Jolie, dhe u kishte hedhur verë të kuqe fëmijëve”.
Ishte ky incident që më pas detyroi aktoren e “Maleficent” të paraqiste kërkesën për divorc ndaj Brad Pitt.
Kujtojmë që në padinë e tij të qershorit, Pitt akuzoi Jolie se kishte dëmtuar reputacionin e “Château Miraval” (vreshti i Francës Jugore dhe shtëpia që ata blenë në vitin 2008) duke shitur gjysmën e saj një të huaji. Pitt tha se ata kishin rënë dakord të mos i shesin kurrë interesat e tyre përkatëse në biznesin e familjes pa pëlqimin e tjetrit.
Ankesa e fundit e Angelina Jolie thotë se pretendimi i Pitt është “i rremë” dhe “asnjë marrëveshje e tillë nuk ka ekzistuar ndonjëherë”. Dokumenti gjithashtu pretendonte se Jolie ofroi t’i shiste pjesën e saj Pitt, por ai dyshohet se “kërkoi” që ajo të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi që e ndalonte atë të fliste për abuzimin fizik dhe emocional të Pitt ndaj saj dhe fëmijëve të tyre”.
“Jolie refuzoi të pajtohej me një dispozitë të tillë dhe Pitt u largua nga marrëveshja”, thonë avokatët në dokumente.