• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kompleks i ri edukimi në Cërrik, Manastirliu: Standarde të njëjta në arsimim për çdo fëmijë

02/09/2024
in Slider, Sociale
Kompleks i ri edukimi në Cërrik, Manastirliu: Standarde të njëjta në arsimim për çdo fëmijë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Arsmit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Cërrikut, kanë investuar për ngritjen e një kompleksi të ri edukimi në Selvijas të Cërrikut, që do t’i shërbejë të gjitha niveleve të edukimit, që nga fëmijët e kopshteve, tek shkollimi.
Gjatë inspektimit në shkollën “Rushen Qevani”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vënë në dukje progresin e bërë në rikonstruksionin e këtij institucioni arsimor dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për komunitetin lokal dhe zonat përreth.
“Është një kënaqësi të shoh investimin që kemi nisur së bashku, për të ndërtuar një kampus të vogël të edukimit. Ky kampus, jo vetëm që do të ofrojë shërbime arsimore për nivelet ndryshme, por gjithashtu do të sigurojë ambiente sportive, të cilat nuk ekzistonin më parë. Përmes kësaj shkolle, synojmë të ofrojmë kushte të barabarta në arsimim për çdo fëmijë dhe të krijojmë një ambient cilësor për mësimdhënie,” tha Manastirliu.
Kjo shkollë do të shërbejë jo vetëm si një qendër arsimore, por edhe si një qendër komunitare, që mundëson përdorimin e infrastrukturës së re sportive për aktivitete të ndryshme.
Manastirliu shtoi se, përmes investimeve të tilla, Ministria e Arsimit dhe Sportit synon të sigurojë një standard të njëjtë cilësor në të gjithë vendin, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike e shkollave.
“Kjo shkollë, që është në një njësi administrative të largët nga qendra e Cërrikut, sjell për komunitetin e banorëve dhe zonave përreth, një investim me standarde dhe kushte bashkëkohore dhe sigurisht krijon mundësi për një zhvillim të mëtejshëm edhe të komunitetit të mësuesve por edhe për një mbështetje edhe më të madhe të nxënësve, fëmijëve edhe të rinjve, sepse kjo shkollë do të hapë dyert edhe si qendër komunitare,” tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Projekti i shkollës që përfundon brenda këtij viti, përfshin ndërtimin e një godine dykatëshe, krijimin e mjediseve sportive duke përfshirë një palestër dhe fushë sportive, si dhe një bibliotekë të pasur.
Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Berisha: Edi Rama ka folur për hënën dhe diellin, por asnjë fjalë për akuzat nga zëvendësi i tij

Next Post

Rrjeti gërmoi dhe e gjeti, ja çfarë mendonte dikur Sara për Ledionin

Lajme të ngjashme

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

by redaktor2
09/07/2025
0

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews...

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.