Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ndau disa muaj më parë lajmin e trishtë se ka humbur të dy binjakët e saj. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Disha ndau këtë moment të vështirë për të me ndjekësit, duke treguar gjithashtu se nuk po e kalonte mirë psikologjikisht këtë periudhë
Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”– shkroi Delina në postimin e saj në muajin mars.
Së fundmi aktorja ka realizuar intervistën e saj të parë që pasi dha lajmin e trishtë, në emisionin “Natë me Aulonën.” Duke folur për momentet e vështira të jetës së saj, Delinda sigurisht veçoi humbjen e dy binjakëve që po priste.
Aktorja u shpreh se ajo dhe bashkëshorti i saj i dëshironin shumë, por kjo gjë zgjati vetëm tre muaj. Gjithashtu Delinda tha se nuk e ka pasur aspak të lehtë ta kalojë këtë periudhë, por kanë qenë familja e saj ata që e kanë ndihmuar.
“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë, dhe nuk ishte një ishin dy. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj. Është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë taman, e kam ngrënë veten me dhëmbë në sensin e mirë të fjalës. Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, dhe ja ku jam sot. Më kanë bërë përshtypje mesazhet pafund që më vinin, nuk isha e vetmja që e kisha kaluar këtë gjë”– tha Delinda.
Nga ana tjetër, aktorja tha se nuk ishte penduar që e kishte bërë publike shtatzëninë, pavarësisht asaj që ndodhi sepse ndonjëherë është më mirë të tregosh të vërtetën dhe “të mos jetosh një gënjeshtër”, ndërsa nga ana tjetër po ashtu tha se i është shumë mirënjohëse Eldos, bashkëshortit të saj për mbështetjen.