• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu: Plani strategjik për profilizimin e Universitetit të Korçës

02/12/2024
in Aktuale, Slider
Manastirliu: Plani strategjik për profilizimin e Universitetit të Korçës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka vendosur të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e ofertës akademike dhe kapaciteteve në Universitetin e Korçës, duke synuar profilizimin e këtij Universiteti.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kjo u bë e ditur në takimin që Ministrja Ogerta Manastirliu zhvilloi në mjediset e Universitetit të Korçës, me stafin akademik.

“Vullneti ynë i përbashkët na ka drejtuar në vendimmarrjen për të pasur një analizë të vërtetë të gjithë aspekteve, të cilat lidhen me programet e studimit dhe kapaciteteve të stafit në universitetin e Korçës. Për ta bërë ofertën atraktive sigurisht kemi nevojë që të rrisim kapacitetet tona në lidhje me kërkimin shkencor por edhe sa i përket kapaciteteve vetë akademike, që Universiteti të mundet të ketë të gjitha ciklet e studimit dhe mbi të gjitha edhe shkollat doktorale.”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, Ministrja Ogerta Manastirliu tha se këto janë hapat e një plani strategjik për zhvillimin e universitetit, i cili synon jo vetëm të rrisë cilësinë akademike dhe shkencore, por edhe të integrojë zhvillimin rajonal dhe perspektivat socio-ekonomike të Korçës dhe zonave përreth.
Ky plan do të përfshijë hapa konkretë për përmirësimin e programit të studimit, adaptimin e ofertës akademike me kërkesat e tregut dhe zhvillimin rajonal, si dhe zhvillimin e kapaciteteve akademike, kërkimore dhe infrastrukturore të universitetit.

“Plani strategjik për zhvillimin dhe profilizimin e Universitetit të Korçës ka për qëllim që të përfshijë në të gjithë termat studimorë edhe zhvillimin rajonal të Korçës dhe më gjerë edhe zhvillimin dhe perspektivën sociale, ekonomike demografike për të dalë pikërisht në një plan i cili të fillojë të zbatohet sa më shpejt dhe deri në 2030, ne ti vendosim vetes për qëllim profilizimin e këtij universiteti.”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Në këtë kuadër, u vu theksi edhe te rëndësia e ndërkombëtarizimit të ofertës universitare, me synimin për të tërhequr më shumë studentë dhe stafe nga jashtë dhe për të ofruar programe studimi që përputhen me standardet evropiane.
Për këtë qëllim, Universiteti i Korçës ka nisur bashkëpunime me institucione të tjera arsimore, dhe më i afërti është ai me Universitetin Politeknik të Tiranës.

“Ne jemi duke punuar për ndërkombëtarizimin, për ta afruar sa më shumë ofertën tonë universitare në dimensionin evropian të studimeve dhe kërkimeve. Por, ne kemi shumë mundësi për t’u mbështetur të njëri-tjetri, brenda sistemit tonë universitar. Përpjekja që ne po bëjmë është që nëpërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës të hapim një program studimi, cikli i parë për “Inxhinierinë Informatike” me një diplomë të përbashkët”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja vizitoi edhe Bibliotekën e Universitetit ku sapo ka përfunduar projekti për “Digjitalizimin e fondit të Bibliotekës së Universitetit ‘Fan S. Noli’, një projekt i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Related

Previous Post

“Bashkimi është forcë dhe jo dobësi”, Bardhi nga selia e Rithemelimit: U rikthyem në shtëpi!

Next Post

Asambleja e PS, Veliaj: “Trendi i Tiranës do vazhdojë të rritet! Sigurohemi që të fitojmë edhe më thellë në zgjedhjet e 2025-s”

Lajme të ngjashme

‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine

‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine

by redaktor2
05/25/2025
0

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar,...

Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë

Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë

by redaktor2
05/24/2025
0

Trashëgimia unike fotografike e Arkivit Marubi ishte në qendër të vëmendjes në edicionin e 15-të të “Natës së Muzeve” në...

Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

by redaktor2
05/24/2025
0

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike...

Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”

Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”

by redaktor2
05/23/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • ‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën p…
  • Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë
  • Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët
  • Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”
  • Ish banorja e BBA së shpejti nënë për herë të parë!
  • Reagojnë avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar ; Përp…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.