• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Asambleja e PS, Veliaj: “Trendi i Tiranës do vazhdojë të rritet! Sigurohemi që të fitojmë edhe më thellë në zgjedhjet e 2025-s”

02/12/2024
in Politikë, Slider
Asambleja e PS, Veliaj: “Trendi i Tiranës do vazhdojë të rritet! Sigurohemi që të fitojmë edhe më thellë në zgjedhjet e 2025-s”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoralë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për detajet e organizimit të partisë për qarkun Tiranë të diskutuara këtë fundjavë në asamblenë e PS.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai u shpreh se PS ka nisur përgatitjen për betejën që po vjen, si partia më e madhe qeverisëse në vend. Veliaj theksoi se janë kaluar në sitë të gjithë organizmat e partisë, duke filluar nga organizata socialiste deri te niveli më i lartë që janë të deleguarit dhe të gjithë funksionarët që ndjekin punën.

“Ne jemi duke bërë atë që dimë të bëjmë më mirë, të përgatitemi, stërvitemi dhe disiplinohemi për një betejë që po vjen. Beteja e vërtetë vjen në 2025. Në dallim me të gjithë partitë e tjera që janë kryesisht elektorale pa ideologji, pa filozofi, kryesisht të furnizuara me inate dhe pasione histerike ne jemi një parti që është e bazuar në ideologji, që ka qeverisur vendin prej shumë vitesh. Si partia jo vetëm më e madhe qeverisëse por edhe si partia më fleksibël për nevojat e komunitetit, dhe që është më e adaptueshme për ato që janë ekzigjencat e momentit kjo është një parti që gjithmonë kalitet. Ne kemi kaluar në sitë të gjithë organizmat e partisë tonë. Duke filluar nga ajo që quhet organizata socialiste që është te niveli i qendrës së votimit deri te niveli më i lartë që janë të deleguarit dhe të gjithë funksionarët që ndjekin punën. Dua të kujtoj që në qarkun e Tiranës voton 1/3 e popullsisë së Shqipërisë sepse banon më shumë se 1/3 e popullsisë së Shqipërisë. Përgjegjësia jonë është e jashtëzakonshme. Trendi i Tiranës edhe si peshë politike do vazhdojë të rritet. Unë e kam marrë shumë seriozisht këtë detyrë. Kemi qenë në një fazë verifikimi të të gjithë strukturave tona. Pjesa më e madhe është e shëndoshë dhe ka akoma takat dhe fuqi dhe energji për të çuar betejën tonë përpara për 2025. Unë besoj ashtu siç ia prezantova asamblesë dhe kryetarit të partisë që ka disa vende ku ne duhet të bëjmë disa korrigjime që të bëhemi gati për 2025”, tha Veliaj.

Ai sqaroi edhe diskutimet me kryeministrin Edi Rama dhe qëllimin e përbashkët për një rezultat sa më të mirë të PS në zgjedhje. Veliaj tha se sa herë PS ka takime të tilla, portalet e opozitës fantazojnë për një konflikt.

“E di që sa herë që kemi takime të tilla të gjitha portale e opozitës argëtohen me çështje të tilla. Janë të njëjtat portale që thonë si humbëm me një mënyrë kaq të tmerrshme. Dua t’i lë ta shijojnë fantazinë e tyre. Nuk kem, i asnjë konflikt. E di që ata luten përditë që të ketë një konflikt por nuk ka. Unë dhe kryeministri jemi gjithashtu kritikë të një pune që mund të bëjmë më mirë.

Në disa zona kemi mundësi të çojmë disa njerëz që mund të jenë edhe më të zhdërvjellët. Ankesa e portaleve të opozitës është pse nuk fitojmë 8 me 0, por fitojmë 8 me 2. Do sigurohemi që të fitojmë edhe më thellë. Fakti që të gjithë portalet e Zenit dhe Saliut janë shumë të shqetësuar se sa e thellë është fitorja jonë, është në thelb një kompliment. Unë do sigurohem që t’ia plotësoj këtë kërkesë lapsave, stilolapasave, syrave, ciklopave që jeton duke u lutur ditë natë dhe i ka bërë gjunjët me kallo që të ketë një konflikt. Nuk ka asnjë mungesë dakordësie. Përkundrazi ka një zell se si mund ta çojmë fitoren më të thellë’, theksoi Veliaj.

Related

Tags: asambeljaPSTiranaVeliajzgjedhjet 2025
Previous Post

Manastirliu: Plani strategjik për profilizimin e Universitetit të Korçës

Next Post

Grupi i Bardhit dhe i Berishës bëhen bashkë në selinë e Rithemelimit, zbardhen emrat e të pranishmëve në mbledhje, ja kush mungon

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.