Leandro Trosard ishte protagonisti kryesor në barazimin 3-3 që Brajton arrit në transfertë përballë Liverpul, duke realizuar një tripletë.
Kjo gjë ka rritur menjëherë një interes të gjerë të klubeve angleze për mesfushorin belg.
Çelsi dhe Arsenali janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe kërkojnë shërbimet e tij në verën e ardhshme.
Gjithsesi ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga të dyja klubet e Londrës, por mediat angleze theksojnë se ai mund të zgjedhë Çelsin, pas marrëdhënieve të mira që ka me ish-trajnerin e tij, Graham Poter.