• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu: Po punojmë për të ngritur një tjetër model ekselent binjakëzimi midis Spitalit Bashkiak Kuçovë me Spitalin Rajonal të Beratit.

02/13/2024
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu: Po punojmë për të ngritur një tjetër model ekselent binjakëzimi midis Spitalit Bashkiak Kuçovë me Spitalin Rajonal të Beratit.
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Beratit, Bledi Çuçi zhvilluan një vizitë në Spitalin Rajonal të Beratit.
Ministrja u shpreh se ky spital ofron shërbim për 120 mijë banorët e qarkut dhe rreth 700 mijë turistëve që e zgjedhin Beratin si destinacionin e pushimeve të tyre.
Koçiu deklaroi se pas Qendrës së parë Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, po punojnë për të ngritur një tjetër model ekselent binjakëzimi midis Spitalit Bashkiak Kuçovë me Spitalin Rajonal të Beratit për të ofruar shërbime të specializuara pranë vendbanimit.
“Një plan tjetër është edhe krijimi i asaj qendrës së dytë spitalore rajonale Berat Kuçovë. Siç bëmë “Shefqet Ndroqin” me Kavajën, të bëjmë Beratin me Kuçovën për të optimizuar shërbimet, për të optimizuar kostot dhe për të shërbyer për të gjithë zonën me të gjitha kapacitetet. Ky është projekti i radhës i cili pa diskutim do duhet të shoqërohet me një investim në infrastrukturë, këtu dhe në pajisje”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.
Çuçi u shpreh se Berati po bëhet një qendër e rëndësishme ku është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme numri i turistëve dhe krahas investimeve që po bëhen në infrastrukturë, do të jetë një qendër ku popullsia vetëm do të rritet.
“Do bëhet gjithnjë e më tepër një qendër ku je i detyruar ta kesh prioritet sepse është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme numri i turistëve dhe tani që do të bëhet dhe rruga e unaza dhe në perspektivë, do të lidhet me pjesën e unazës direkt nga Skrapari, këtu do jetë një qendër që vetëm do të rritet popullsia”, tha ai.
Gjithashtu, ministrja Koçiu bëri me dije se në këtë spital për herë të parë ka nisur këtë vit realizimi i analizave histopatologjike dhe imunohistokimike në laboratorin e anatomisë patologjike.
“Në fokus të punës sonë të përditshme janë qytetarët dhe realizimi i plotë i gamës së analizave për qytetarët në të gjitha strukturat spitalore në vend”, është shprehur ajo.
Gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Beratit, ministrja Koçiu zhvilloi një bashkëbisedim përveçse me stafin e spitalit, edhe me doktor Ervinin, mjekun e ri, i cili i është bashkuar ekipit mjekësor të spitalit Berat.
Me hapjen e pavionit të ri të kimioterapisë në Spitalin Rajonal Berat nga ana e shërbimit të farmacisë janë marrë masa për furnizimin e këtij pavioni me medikamente.
Gjatë vitit 2022 është bërë e mundur rikonstruksioni i ambienteve të maternitetit të vjetër dhe ndërtimi i maternitetit të ri sipër godinës ekzistuese si dhe blerja e të gjitha aparaturave bashkëkohore mjekësore.
Me një kapacitet prej 262 shtretër, në Spitalin Rajonal të Beratit ofrohen shërbime në patologji, Klinika e Sëmundjeve Infektive, Kujdesit Paliativ, në kirurgji, klinika ORL-Okulistikë, shërbimi i Terapisë Intensive, i Pediatrisë së Përgjithshme, Infektive dhe Terapisë Intensive të Pediatrisë, shërbimi i Obstetrikë-Gjinekologjisë, Klinika e Neonatologjisë, urgjenca, Poliklinika e Specialiteteve, Kabineti i Sëmundjeve të Mushkërisë (ANTI) si dhe gama e analizave së bashku me shërbimin e imazherisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Ministrja KociuSpitali Beratvizite
Previous Post

Heidi përlotet në oborr/ Romeo: Të kam zemër moj

Next Post

Pas Preshevës, kryebashkiaku Erion Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Bujanocit: Për mbështetjen e madhe për përmirësimin e infrastrukturës në shkollën “Naim Frashëri”

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.