Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, arrestohen në flagrancë, brenda 12 orëve, 2 shtetas, për dhunë ndaj familjarëve.
Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e përndiqte dhe i shpërndau në rrjete sociale, një video intime, Policia vë në pranga 29-vjeçarin, Albi Bonjaku.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këtë arsye kjo shtetase ishte larguar tek prindërit në Kosovë, organizuan punën për kapjen e tij.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 29 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 38 vjeç, banues në Patos, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”.